• |
ide | kryesore

Champions, përplasje titanësh në Madrid: Mbappe i frikëson të dy skuadrat

-Instant, F1, Sport



Manchester City është skuadra më e qetë në 1/8 e kthimit të Champions League të së mërkurës. Guardiola e ka zgjidhur cështjen e kualifikimit përballë Sportingut të Lisbonës, falë 0-5 të fiksuar në ndeshjen e parë, gjë që e bën një formalitet ndeshjen në Etihad. Beteja e vetme e ajo më spektakolarja luhet në Madrid, ku Real pret PSG me mission përmbysjen e 1-0 së ndeshjes së parë të firmosur nga Mbappe.

E pikërisht Kylian Mbappe mban në ankth parisienët kur dy kryeqytetasit të përballen në një përplasje titanësh. Pochettino do dëshironte ta reshtonte titullar Mbappe, pasi lojtari kaloi skualifikimin në kampionat, por sulmuesi ka pësuar një goditje në këmbë nga Idrissa Gueye në stërvitje dhe është në dyshim të fortë, pavaresisht se eshte grumbulluar me ekipin. Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos duket se do të humbasë kthimin në Bernabeu për shkak të dëmtimit të tij të fundit në këmbë, por Achraf Hakimi dhe Layvin Kurzawa mund të jenë të gatshëm të kthehen nga problemet e tyre në mesjavë. Gianluigi Donnarumma mund të rikthehet në portë, ndërsa Georginio Wijnaldum mund të dalë nga formacioni pas një përfaqësimi tjetër jofrymëzues në Allianz Riviera.

Formacioni i mundshëm i Paris Saint-Germain:
Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes; Pereira, Gueye, Verratti; Messi, Mbappe, Neymar

Në anën tjetër, Real Madrid do të detyrohet të heqë dorë nga dy lojtarët e tyre kryesorë, pasi Casemiro dhe Ferland Mendy janë të skualifikuar për shumë kartonësh të verdhë. Mungesa e Mendy e vë në vështirësi Ancelottin, me Marcelon që ka bërë vetëm stërvitje individuale të hënën, edhe pse mund të vihet në dispozicion për ndeshjen e kthimit. Problemi muscular i Toni Kroos mund ta bëjë mesfushorin të padisponueshëm. Lajmi i mirë është se Federico Valverde është rikuperuar nga gripi në kohë për të zënë vendin e Casemiros në qendër, me Eduardo Camavingan që mund të vihet përballë së shkuarës nëse dëmtimi i Kroos nuk kalon në kohë. Sidoqoftë, rezultati e forca e skuadrave e bën një ndeshje të hapur e krejtësisht të paparashikueshme.

Formacioni i mundshëm i Real Madrid:
Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Marcelo; Camavinga, Valverde, Modric; Asensio, Benzema, Vinicius Jr

Round of 16 Champions League
21:00 Manchester City vs Sporting CP
21:00 Real Madrid vs Paris Saint-Germain



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *