Dy orë e 25 minuta rikuperim ‘zyrtar’ në tre ditët e para të Botërorit. Një çmenduri, edhe pse në fakt kanë qenë edhe më shumë, sepse gjyqtarët kanë qenë shumë të vëmendshëm edhe për shtesë mbi shtesa. Nga Katari po vjen një sinjal shumë i qartë i pikës së kthesës të vendosur nga FIFA. Idea është të “shmangen ndeshjet me kohë efektive 42/43 minuta”, siç shpjegoi Pierluigi Collina pak ditë para fillimit. E tani tifozët, por mbi të gjitha lojtarët, duhet të mësohen me të.
Edhe ata që vrenjtën fytyrën në tetë minutat e kohës së shtuar, të lejuar në pjesën e dytë të Spanjë-Kosta Rika. E ekzagjeruar shtesa po të mendosh se rezultati ishte 7-0 për Furitë e Kuqe: “Dua të nënvizoj se festa e një goli është një moment gëzimi për një ekip, por jo për tjetrin. Por një festë mund të zgjasë një minutë, madje edhe një minutë e gjysmë. Pra, nëse ka dy ose tre gola në një pjesë loje, është e lehtë të humbasësh 3, 4, 5 minuta vetëm për festimet. Kjo duhet të merret parasysh dhe të kompensohet”, shpjegoi Collina.
Lexo më tej: Katar 2022/ Vendoset rekordi në Angli-Iran, 27 minuta shtesë: ja motivi për ndeshjen që zgjati 117 minuta
NDESHJET SHTESA PJ1 PJ2 TOT.
Katar-Ekuador 5 5 10
Angli-Iran 14 10 24
Senegal-Holanda 2 9 11
SHBA -Uells 4 9 13
Argjentina-Arabia Saudite 6 8 14
Danimarka-Tunizia 4 6 10
Meksika-Polonia 2 7 9
Franca-Australia 6 7 13
Marok-Kroaci 2 6 8
Gjermani-Japoni 4 7 11
Spanja-Kosta Rika 5 8 13
Belgjikë-Kanada 5 5 10