• |
ide | kryesore

Kim, sakrifica ekstreme për Korenë e Jugut: “Gati të dëmtohem keq, vetëm të luaj kundër Brazilit”

-Instant, Sport
Kim



Kim Min-jae është një nga pikat e forta të Koresë së Jugut në Botërorin e Katarit. Qendërmbrojtësi mungoi për shkak të një problemi muskulor në ndeshjen e fundit ndaj Portugalisë. Tani, Kim nuk dëshiron absolutisht të humbasë 1/8-ën ndaj Brazilit. Nga grumbullimi Korean në Katari ai ka dhënë një mesazhe që e sheh gati të bëjë edhe një sakrificë ekstreme. “Ishte e vështirë të shikoje nga pankina, por dëmtimi që pësova nuk më lejoi të isha në 100%. Kështu që në një ndeshje kaq të rëndësishme menduam se ishte më mirë të mos rrezikonim. Më erdhi keq që nuk isha aty. A do të luaj kundër Brazilit? Dua të bëj gjithçka për të qenë atje, jam gati të luaj edhe me koston e dëmtimit më të rëndë”.

Lexo më tej: Video/ Katar 2022, Uruguaj përplaset te shtyllat: Korea e Jugut rrëmben barazimin

Në Katar Kim nuk po i përsërit paraqitjet e shkëlqyera me Napolin, por gjithsesi është mbrojtësi më i mirë i Koresë. E në këtë pikë, ai është një nga lojtarët më përfaqësues dhe më me përvojë për Bento. Pasi realizoi ëndrrën për të arritur në 1/8, tashmë ai absolutisht nuk dëshiron të humbasë ndeshjen ndaj Seleçaon. “Shokët e mi të skuadrës ishin të shkëlqyer. Mendoj, gjithësesi, se duke luajtur pavarësisht se jo në gjendjen më të mirë, do të kisha vuajtur më pak se sa ndodhi në pankinë”. Kim pastaj i bëri elozhe skuadrës, në vigjilje të ndeshjen me favoritin numër 1 të turneut: “Shokët e mi luajtën shumë mirë, ne u kualifikuam për 1/8, por tani duhet të përgatitemi edhe më mirë”. Koreanët kanë nevojë për një mrekulli të vërtetë dhe për ta arritur u duhet një dozë e mirë fati. Por edhe lojtarët më të mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *