• |
ide | kryesore

Foto me hamburger e fraza e Mbappe, Galtier mbron Neymar: “Ka gjithë të drejtën të luajë poker në ditën e lirë”

-Instant, Sport
galtier



PSG është një fuçi baruti pas humbjes në shtëpi nga Bayern Mynih. Në veçanti, sjellja e Neymar, i pikasur në një turne pokeri pas humbjes në Champions League dhe ngrënia e një hamburgeri me miqtë, shkaktoi diskutime. Tekniku Galtier përpiqet të hedhë ujë në zjarr, duke mbrojtur kampionin e tij. “Unë fola me Neymar, i thashë atë që mendoja. Neymar ka gjithë të drejtën, në ditën e tij të pushimit… Ai është i apasionuar pas pokerit, ka të drejtë të luajë poker – shpjegoi tekniku -. Dhe më pas i thashë atë çfarë mendova për këtë foto (në një fast food të njohur, ed) që doli. Por kjo mbetet mes meje dhe tij”.

Debati ishte nxitur edhe nga një frazë e Mbappé që dukej si një thumbim ndaj shokut të tij të skuadrës. “Unë mendoj se është e rëndësishme që të gjithë lojtarët tanë të jenë mirë. Secili prej nesh duhet të hajë mirë, të flejë mirë dhe të përgatitet në maksimum”, tha sulmuesi francez. Galtier nuk sheh asnjë lidhje me Neymar në këtë thënie: “Kam besimin e fortë se nuk ka asgjë për të bërë konfuzion mes deklaratës së Kylian dhe fotos që doli”.

Lexo më tej: Video/ Coman hesht Parisin, por nuk feston: Bayern fitues në Parc des Princes, Milan thyen tabunë Tottenham

Galtier tenton të shuajë flakët në një moment delikat për PSG, që është me një këmbë jashtë Champions. Skuadra e tij madje është duke vuajtur edhe në kampionat. Spektri i një tjetër dështimi evropian qendron mbi Parc des Princes. Dhoma e zhveshjes është në kaos dhe madje edhe Galtier, ashtu si paraardhësit e tij, duket se ka humbur kontrollin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *