• |
ide | kryesore

Thyerjen e të birit e sistemon i ati: takim i Jorge Messi me Laporta për rikthimin e Pleshtit

-Instant, Sport
Messi



Babai dhe menaxheri i Lionel Messi, Jorge, është takuar me presidentin e Barcelonës Joan Laporta. Kaq ka mjaftuar që të rihapen menjëherë thashethemet e reja për rikthimin e argjentinasit në Camp Nou. Paris Saint Germain nuk ka gjetur ende një marrëveshje për rinovimin me shtatë herë Topin e Artë. E ndërprerja e negociatave mes palëve po nxit zërat që duan që argjentinasi të largohet nga Parisi.

Në fakt, orët e fundit është përfolur shumë për një takim mes presidentit Laporta dhe Jorge Messi, babait dhe menaxherit të Pleshtit. Siç raportohet nga programi Tot Costa, të dy janë takuar javën e kaluar për të diskutuar 3 tema. E para, fjalët e diskutueshme të Matìas, vëllait të futbollistit. E dyta, homazhi që Barça dëshiron t’i bëjë kampionit të botës dhe e treta, kthimi i mundshëm. Një nga drejtuesit e programit Tot Costa i dha informacion të mëtejshme Onze. Ai sqaroi duke thënë se nuk është bërë shumë përparim për të rikthyer Messi në Katalonjë. Por ndërkohë ka pasur një afrim mes palëve pas ndarjes dy vite më parë.

Lexo më tej: Takimi mes Jorge Messi e drejtuesve të PSG ka shkuar keq: Lionel drejt lamtumirës në fund të sezonit

ZËRAT PËR LAMTUMIRË

Prej disa javësh qarkullonin zëra për një lamtumirë të mundshme të argjentinasit me PSG në fund të sezonit. Përveç Barcelonës, ka pasur edhe zëra për Inter Miami të David Beckham. Në fakt, te stafi i lojtarit ende nuk ka mbërritur asnjë ofertë nga MLS. Është e qartë se rikthimi i Messi në Barcelonë ka vështirësi të ndryshme. Mbi të gjitha është rroga që përfiton argjentinasi, e vështirë për t’u menaxhuar nga Barcelona. Klubi nuk i ka kaluar ende vështirësitë financiare. Ndërkohë, futbollisti është parë në Barcelonë me Busquets dhe Jordi Alba. Të tre kanë pozuar në një foto, së bashku me bashkëshortet e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *