• |
ide | kryesore

36 operacione e 18 ditë në koma, rrëfimi dramatik i Gascoigne në tv: “Kam vdekur dy herë”

-Instant, Sport
Gascoigne



Paul Gascoigne ka pasur një karrierë të mbushur me dëmtime dhe një jetë të shthurur jashtë fushës. Ai gjithashtu kishte probleme me alkoolizmin, që e çuan atë në gjendje të dëshpëruar në shumë raste.

“VDIQA DY HERË”

Ish-mesfushori i Tottenham, Lazio dhe Kombëtares angleze është rikthyer të shfaqet në TV. Gazza u rrëfye në transmetimin Scared of the dark, një reality show i ri britanik. Paul Gascoigne tregoi pa frikë fazat e dhimbshme të jetës së tij, ato më pak të njohura: “Unë vdiqa nja dy herë dhe kalova gjithsej 18 ditë në koma”. Situata erdhi për shkak të problemeve të rënda të alkoolizmit, që e vunë në rrezik jetën e tij disa herë.

Lexo më tej: “Paratë do ti shpenzoj të gjitha, nuk merren përtej”: Gascoigne tregon edhe çfarë nuk duhej ta thoshte kurrë

“NUK KAM FRIKË NGA ASGJË ”

Duke vazhduar rrëfimin e tij, Gascoigne tregon se nuk ka më frikë nga asgjë: “Kam pasur përvoja afër vdekjes. Kam bërë 36 operacione dhe njerëzit më thonë se kam më shumë jetë se një mace. Tani nuk kam më frikë nga asgjë, duke pasur parasysh gjithçka që kam kaluar”. Deklarata prekëse nga një futbollist që e kishte bërë ironinë stilin e tij të jetesës. E që më pas u vu përfund nga teprimet dhe veset që i kushtuan karrierën.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *