• |
ide | kryesore

Juventus, ankand në fshehtësi për Vlahovic: Giuntoli bën ‘nderin’ e parë, pengon United për Hojlund

-Instant, F1, Sport
Vlahovic



Pasi vendosi piketat e para me rinovimin e Rabiot dhe ardhjen e Weah, Juventus duhet të zgjidhë ende shitjet, një prej të cilave e rëndë. Për këtë të fundit, emrat e evidentuar janë ato të Dusan Vlahovic dhe Federico Chiesa. I pari do të garantonte të ardhura më të madhe në arkën bardhezi dhe vëmendja më e madhe e merkatos ndërkombëtare është mbi të. Në fakt, bardhezinjtë kanë punuar me kujdes për të hapur një ankand për sulmuesin serb. Vlahovic është shumë i pëlqyer në Premier League, por edhe nga Atletico Madrid dhe Bayern Munich. Kërkesa sillet rreth 70 milionë euro, një shifër që do t’i lejonte Juventus të mbulonte humbjet. E ndërkohë edhe të mund të investonte një pjesë të madhe të saj për të gjetur një zëvendësues cilësor.

Ashtu si Rasmus Hojlund, një talent që u shfaq sezonin e kaluar me Atalantën dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve të ndryshme. Një nga të parët ishte Napoli i atij Cristiano Giuntoli që është gati të zbarkojë në Torino. Detyrimisht, bardhezinjtë tani janë në rreshtin e parë për të konkluduar operacionin. Konkurrenca është e lartë, po ashtu edhe vlerësimi po rritet. Hojlund kushton rreth 40/50 milionë euro, kur vetëm 12 muaj më parë u ble për 17 milionë.

Lexo më tej: Bayern ofron Pavard për të lehtësuar Vlahovic: francezi ‘plotëson’ 80 milionët e kërkuar nga Juventus

EFEKTI GIUNTOLI

Megjithatë, thuhet se Manchester United është gati të shpenzojë deri në 60, për ta rrëmbyer atë nga Atalanta. Një kundërshtar me të cilin Juve nuk mund të konkurrojë pa vullnetin e lojtarit dhe disponibilitetin e bergamaskëve. Hojlund do të kishte një rol qendror në projektin e teknikut Allegri e një pagë pothuaj të barabartë me atë të Djajve të Kuq. Së pari, megjithatë, Vlahovic duhet të shitet dhe ditët e ardhshme mund të jenë vendimtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *