• |
ide | kryesore

Tirana i beson merkaton një femre: Edonisa Aliu drejtoresha e re sportive bardheblu

-Instant, Sport
Aliu



Tirana mendon ti bëjë gjërat si duhet edhe kur vjen puna te futbolli i femrave. Kështu, klubi ka prezantuar drejtoreshën e re sportive bardheblu. Edonisa Aliu është ajo që do të merret me cështjet e klubit, në raport me ekipin e femrave. Aliu nuk është një zgjedhje e rastësishme, sepse ka njohje të forta në Kosovë. Pikërisht tregu në të cilin Tirana tenton të manovrojë për të thyer diktatin e Vllaznisë.

Një ngjitje shkallësh e shpejtë e ish-kapitenes së Feronikelit. Vetëm një vit më parë, ekzaktësisht më 5 korrik, Aliu mori detyrën e rëndësishme të drejtoreshës teknike dhe zëdhënëses për mediet. Ajo u bë kështu e para nga vajzat në Kosovë, që  mbajti pozicionin e drejtoreshës teknike. Përgjegjësi e madhe që vajza e përballoi me sukses, aq sa tërhoqi vëmendjen e Tiranës.

Futbolli dhe Edonisa Aliu ranë në kontakt në moshën 12-vjeçare, gjatë një turneu të shkollës. Nga aty ajo u bë pjesë e klubit të Drenicës. 21 vjecarja, dikur organizatore e mesfushës, tani do të organizojë Tiranën.

Lexo më tej: Tirana, një kundërshtar me vlerë organike 108 milionë euro: shorti e vendos përballë gjigantit turk Besiktas

NJOFTIMI I TIRANËS

Klubi i Futbollit Tirana Femra prezanton drejtoreshën sportive të skuadrës. Edonisa Aliu do të jetë përgjegjëse për merkaton e ekipit femra bardh’ e blu. Ish kapitenia e Feronikelit në futbollin e femrave merr kështu detyrën e rëndësishme të drejtoreshës sportive ne klubin KF Tirana Women.
#kftf #ëomenfootball #sportsdirector #edonisaaliu #ëelcome



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *