• |
ide | kryesore

Halili ngre tonet pas humbjes me Ballkanin, kryqëzohet Obanor: prishet kontrata, nigeriani kërcënon me gjyq

-Instant, Sport
Obanor



Erhun Obanor nuk do të jetë më lojtar i Tiranës. Qendërmbrojtësi nigerian që firmosi me bardheblutë vetëm muajin e kaluar, është në thyerje të mardhënieve me klubin. Kryeqytetasit kanë vendosur të prishin kontratën me 27 vjecarin, që është kapur në befasi nga kjo situatë.

Gjithçka ndodhi pas përfaqësimit të pamjaftueshëm kundër Ballkanit nga lojtari. Presidenti Refik Halili ka ngritur tonet pas 3-1 të pësuar nga kampionët e Kosovës. Numri 1 i klubit e ka pasur me Erhun Obanor, që në fakt vinte pas 4 ditësh me temperaturë e antibiotikë gjatë fazës përgatitore. Sipas burimeve brenda klubit, Halili nuk ishte fare i bindur nga lojtari, duke aprovuar largimin e tij. Çështja është se Obanor ka firmosur me klubin kryeqytetas me një kontratë 1+1, për një pagë prej 3.5 mijë euro në muaj.

Lexo më tej: Me katër ditë vonesë e tani rrezikon Batumin: Hoxhallari prezantohet te Tirana

Nigeriani tani kërcënon me gjyq bardheblutë, që duken të palëvizshëm në pozicionin e tyre për të ndarë rrugët me lojtarin. Erhun, që sezonin e fundit e mbylli në kampionatin grek në kategorinë e dytë, ishte një njohje e vjetër e Superiores. Mbrojtësi, në sezonin 2019-20, luajti për Kukësin që në atë kohë drejtohej nga Orges Shehi. Pasi trajneri u largua nga verilindorët, edhe Obanor u transferua te Laçi. Raporti i një vlerësimi reciprok bëri që tekniku të kërkonte kthimin e nigerianit në Superiore. Madje, Shehi ishte i pari që kontaktoi fillimisht mbrojtësin, që nuk e kishte menduar se veshja e fanellës së Tiranës do të ishte vetëm në ditët e Ohrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *