• |
ide | kryesore

E befasishme, PSG përjashton Mbappé nga turneu në Japoni: sipas l’Equipe ka firmosur me Real

-Instant, F1, Sport
Mbappé



Një pozicionim sensacional i papritur i Paris Saint-Germain. Klubi ka vendosur të përjashtojë Kylian Mbappé nga grupi i ekipit që do të udhëtojë në Japoni dhe Korenë e Jugut në orët e ardhshme për të marrë pjesë në turin aziatik të planifikuar. Një lëvizje e fortë, e provokuar nga vullneti i sulmuesit për të mos rinovuar kontratën e tij që skadon më 30 qershor 2024. Vendim që në fakt e nxjerr zyrtarisht në merkato ish-sulmuesin e Monaco.

Sipas shtypit francez, ky është një vendim i marrë si rezultat i ngjarjeve të javëve të fundit. Klubi francez ende pret një sinjal ose një hapje për rinovim nga lojtari, gjë që e ka bërë nervoz. Mbappé duhet të vendosë deri më 31 korrik. Datë në të cilën ai duhet të marrë, për ironi, një “bonus besnikërie” prej 40 milionë euro, nëse aktivizon klauzolën e rinovimit deri në vitin 2025.

KA FIRMOSUR ME REAL

Vendimi, u bë zyrtar me listën e skuadrës së publikuar nga Luis Enrique, pas miqësores së fituar pasdite nga PSG kundër Le Havre (rezultati 2-0). Sigurisht që kjo sanksionon përfundimisht ndarjen mes Mbappè dhe Nasser Al-Khelaifi. Presidenti katariot vetëm pak ditë më parë i kishte dërguar një sinjal shumë të qartë sulmuesit të tij. (“Kush nuk do të të luajë për PSG, nuk duhet të jetë këtu”).

Lexo më tej: Një miliardë euro e kontratë e përjetshme: ofertë e paprecedentë për Mbappé

Klubi kampion i Francës, zbulon L’Equipe, është i bindur se sulmuesi 25 vjecar tashmë ka një marrëveshje me Real Madrid për verën e ardhshme. Pikërisht kjo është edhe arsyeja e vendimit të bujshëm të pronësisë katariote. Vetëkuptohet që një lamtumirë e mundshme e Mbappe në këtë dritare mund të trazojë plotësisht merkaton e sulmuesve. E natyrisht që do të përfshijë drejtpërdrejt Juventus (Vlahovic) dhe Napolin (Osimhen).

NJË MBAPPE NË LISTË ËSHTË…

Mes 29 lojtarëve të grumbulluar nga Luis Enrique për turneun në Japoni, ka megjithatë një Mbappé. Ai është Ethan, vëllai më i vogël i sulmuesit. Mesfushori i lindur në vitin 2006, Ethan Mbappé është një mesfushor që luan në akademinë e të rinjve të klubit parisien. Prezent Renato Sanches (në synimet e Romës), mungon Paredes që pëlqehet nga Lazio.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *