• |
ide | kryesore

Shorti i Europa League si i hedhur “me dorë”: autostradë për ekipet e mëdha, vështirë për Xhixhën e Laçin

-Instant, Sport
Europa League



Pas hedhjes së shortit të grupeve të Champions League, merr formë edhe Europa League. Në fakt, grupet për turneun e dytë evropian u përcaktuan në Montecarlo. Liverpool, që është skuadra më e kuotuar për të fituar trofeun europian, ndodhet në Grupin E. Skuadra e Klopp duhet të përballet me kundërshtarë si Lask, Royal Union, Sant Julia dhe Toulouse. E vështirë për lojtarët shqiptarë prezentë në fazën e grupeve të Europa League.

Në Montecarlo, në orën 13:00, është hedhur shorti i fazës së grupeve të Europa League për sezonin 2023/2024. 32 skuadrat pjesëmarrëse në këtë raund do të jenë të ndara me nga 8 grupe. Në Grimaldi Forum shorti ka qenë mjaft dashamirës për skuadrate mëdha e vecanërisht ato italiane. Roma është shortuar me Slavia Prague, Sheriff dhe Servette. Atalanta duhet të përballet me Sporting Lisbona, Sturm Graz dhe Rakow. West Ham, u shortua në Grupin A me kundërshtarë si Olympiacos, Freiburg dhe ekipin serb Backa Topola.

Lexo më tej: Hidhet shorti, formohen grupet e Champions: Milan më i pafati, shkon mirë për City, Real e Barcelona

Nuk do të jetë aspak e thjeshtë për klubet ku luajnë futbollistët shqiptarë. Qarabag, ku aktivizohet sulmuesi Redon Xhixha ndodhet në Grupin H. Azerbajxhanasit do të përballet me kundërshtarë si Leverkusen, Molde dhe Hacken. Ndërkohë Sparta e Pragës, ku luan mesfushori i Kombëtares Qazim Laçi, do të jetë në Grupin C me skuadra si Rangers, Real Betis dhe Aris Limasol. Më 21 shtator do të nisin ndeshjet e para të grupeve.

GRUPET E EUROPA LEAGUE

– Grupi A
West Ham, Olympiacos, Friburgo, TSC

– Grupi B
Ajax, Marsiglia, Brighton, AEK Atene

– Grupi C
Rangers, Betis, Sparta Praga, Aris Limassol

– Grupi D
Atalanta, Sporting Lisbona, Sturm Graz, Rakow

– Grupi E
Liverpool, LASK, Union Saint-Gilloise, Tolosa

– Grupi F
Villarreal, Rennes, Maccabi Haifa, Panathinaikos

– Grupi G
Roma, Slavia Praga, Sheriff, Servette

– Grupi H
Bayer Leverkusen, Qarabag, Molde, Hacken



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *