• |
ide | kryesore

Video/ Rashford përplaset me Rolls-Royce në kthimin nga Burnley: në ndihmë i erdhi Bruno Fernandes

-Instant, Sport, Video
Rolls-Royce



Frikë e madhe për Marcus Rashford. Sulmuesi anglez, pas ndeshjes mes Manchester United dhe Burnley, u përplas në një trafik-ndarës gjatë rrugës për në shtëpi. Si pasojë u shkatërrua krejtësisht pjesa e përparme e makinës së tij Rolls-Royce. Fatmirësisht, anglezi ka dalë nga aksidenti krejtësisht i paprekur.

Dinamika nuk është ende e qartë dhe policia po heton për ngjarjen. Ajo që duket e sigurtë është se Rashford po udhëtonte me shpejtësi të madhe kur u përplas me ndarësen e trafikut. Aksidenti ka lënë të shkatërruar pjesën e përparme të Rolls-Royce Black Badge që ngiste sulmuesi i United, me vlerë 800,000 euro. Fatmirësisht, sulmuesi doli i padëmtuar, pa asnjë gërvishtje dhe nuk kërkoi ndihmë mjekësore.

Lexo më tej: Gafa e pabesueshme e Rashford në postimin e lamtumirës së De Gea: nuk shërbeu asgjë fshirja e fotos

Ndërsa pati dëme të konsiderueshme në makinën e tij, Rashford, së bashku me shoferin tjetër të përfshirë në aksident, nuk pësuan asgjë. Situata u kuptua që nuk kishte rrezik dhe oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje për të menaxhuar vendin e aksidentit, nuk kërkuan ambulancën.

Pamjet e incidentit u shfaqën në mediat sociale, në të cilat Rolls-Royce i Rashford mund të shihet i gërvishtur rëndë. Copa të parakolpit të pasmë të thyera ishin të shpërndara në anë të rrugës. Një shtyllë ndriçimi aty pranë, në trafik-ndarëse, u shkatërrua gjithashtu pas përplasjes.

I pari që i erdhi në ndihmë ishte shoku i tij i skuadrës Bruno Fernandes. Edhe portugezi bënte të njëjtën rrugë me Rashford. E duke qenë se përplasja nuk i shkaktoi dëme fizike lojtarit, Fernandes e shoqëroi për në shtëpi.

https://youtu.be/g_bCh2JPKfc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *