• |
ide | kryesore

Kërcënoi të hidhej nga ura, u shpëtua nga zjarrfikësit: veprimi i lojtarit të Nice Beka Beka, për arsye sentimentale

-Instant, Sport
Beka Beka



Fatmirësisht rreziku ka kaluar: Beka Beka është i sigurt. Futbollisti i Nice, i cili kërcënoi se do të hidhej nga ura, nuk rrezikon më të humbasë jetën. Vendimtare ka qenë ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët me orë të tëra punuan me ndihmën e xhandarmërisë, ushtarakëve dhe me ndihmën e psikologut të dërguar nga klubi për të shmangur më të keqen.

Rreth orës 11 të mëngjesit, mesfushori francez, me origjinë kongoleze, ndaloi në korsinë e emergjencës së autostradës për t’u hedhur në zbrazëti nga një lartësi prej rreth 100 metrash. Pas një negocimi të gjatë gjithçka shkoi mirë. Në bazë të veprimit të mesfushorit ishte një zhgënjim i kohëve të fundit në dashuri. Nuk është rastësi që shokët e skuadrës, të njoftuar teksa po stërviteshin, tentuan në çdo mënyrë të kontaktojnë me ish-të dashurën e tij për ta ftuar të shkonte në vendngjarje.

Mesfushori i lindur në vitin 2001, Beka Beka ka nënshkruar kontratë me Nice në qershor të vitit 2022. Klubi ka paguar për të 14 milionë euro. I lindur në Paris, 22-vjeçari luajti 14 ndeshje sezonin e kaluar (ende zero paraqitje këtë sezon). Karriera e tij përfshinte gjithashtu përvojë në Rusi, me Lokomotiv Moskë dhe me Caen, klubi ku ai u rrit. Duke qenë prej vitesh pjesë e kombëtares franceze, mesfushori mori pjesë edhe në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2021.

Pasi u mësua ngjarje dhe Beka Beka u pikas buzë urës, Nice vazhdoi të stërvitej pa folur për shtypin. Konferenca për shtyp, e planifikuar për pasdite, u anulua. Kuqezinjtë kanë një ndeshje në shtëpi kundër Brest, lider në Ligue 1, të planifikuar për të dielën (15:00).

NICE KËRKON REPEKT PËR PRIVATËSINË E BEKA BEKA

“Së pari dhe më kryesorja, ne jemi të lehtësuar që gjithçka përfundoi mirë sot për Alexis. Ne do të vazhdojmë të ruajmë konfidencialitetin e rreptë mjekësor dhe t’u kërkojmë të gjithëve të bëjnë të njëjtën gjë dhe të respektojnë privatësinë e tij”. Nice e ka shkruar këtë në një shënim duke iu referuar lajmit që tronditi mëngjesin francez e që përfundoi me fund të lumtur. Alexis Beka Beka përfundimisht hoqi dorë nga vetëvrasja. Ai u shpëtua nga zjarrfikësit pas një tentative për tu hedhur nga ura. Mesfushori i Nice qëndroi për orë të tëra në një urë të autostradës mbi 100 metra të lartë, duke kërcënuar se do të hidhej poshtë. Për fat nuk e bëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *