• |
ide | kryesore

Humbja apo marrëdhënia e thyer? Shehi nuk del për mediat. Josa zbulon sekretin: “Ndryshova strategji”

-Instant, Sport
Josa



Orges Shehi nuk prezantohet para mediave për të komentuar ndeshjen e Tiranës përballë Laçit e këtu pak ka të bëjë humbja. Nëse konsiderohet fakti që edhe sezonin e kaluar, gjatë vonesës së pagave, Shehi nuk u prezantua fare para mikrofonëve, atëherë kuptohet se tekniku nuk e ka patur vështirësinë të komentojë 0-3 me të cilin Tirana humbi ndaj kurbinasve të drejtuar nga Mirel Josa.

Ndihmësi i tij, Karapici e komentoi kështu humbjen: “Mendoj se është fillimi i kampionatit dhe një kampionat që nis me oshilacione ka kohë për reflektim. Në fillim u fol për një ekip kampion, që realisht është i tillë. Nuk ka gjë për tu alarmuar. Ndaj duhet të fokusohemi te humbja e sotme që po të shikosh rezultatin thuhet se çfarë ka ndodhur. Por në fushë, ishte tjetër gjë – tha ai duke përjashtuar neglizhimin e lojtarëve -. Mos impenjim në fushë nuk është diçka që tolerohet nga Tirana dhe asnjë ekip. Ndaj nuk pati”.

JOSA: NDRYSHOVA STRATEGJINË NË FUSHË

“Të themi të drejtën nuk kemi ndryshuar gjë taktikisht, thjesht lojtarët ishin më të motivuar. Unë kam ndjekur skuadrën gjatë gjithë kohës, jo vetëm Laçin, por të gjithë kampionatin. Nuk mund të vazhdohet përherë të fitosh. Ne duam t’i fitojmë të gjitha, por problemi është që duhet të jemi shumë të vëmendshëm në këto momente. Një fitore me Tiranën nuk është se na nxjerr ku duam ne. Duhet të marrim ndeshjet një nga një dhe të shohim se ku mund të arrijmë”. Mirel Josa është i lumtur për një debutim fantastik. Jo vetëm për rezultatin e rrumbullakosur, por edhe për faktin se erdhi kundër Tiranës.

Lexo më tej: Video/ Laçi bën padronin 0-3 në kryeqytet: Tirana shfaq problemet e brendshme, Josa debuton me fitore

Tekniku tregoi edhe strategjinë e përgatitur e ndryshimin që bëri, kur pa bardheblutë të rreshtoheshin. “Ndryshova një strategji, duke pasur parasysh vendosjen e skuadrave në mesfushë. Nuk e prisja në këtë gjendje, Tirana çaloi fizikisht, problemi ishte që ne ishim shumë të disiplinuar me atë që kërkonim të bënim. E pamë që Tirana luante me 3-4-3 dhe iu përshtatëm nëpërmjet ideve teorike se nuk e kisha praktikuar shumë në stërvitje. Nuk i prisja të luanin me katër në mbrojtje”, përfundoi Josa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *