• |
ide | kryesore

Justin Timberlake i shqetësuar për librin e Britney Spears

Paparazzi, Slider



Justin Timberlake është “i shqetësuar” për kujtimet e ardhshme të ish-të dashurës së tij Britney Spears, thonë burime të shumta ekskluzivisht për Page Six.

“Ai është shumë kurioz se çfarë do të zbulojë ajo nga lidhja e tyre”, shpjegon një burim.  Ish-çifti pati një ndarje të komentuar në vitin 2002 pas tre vitesh lidhje.

Në atë kohë, Timberlake  ndau gjatë një interviste me Barbara Walters se kishte bërë një pakt me Spears për të mos “thënë konkretisht pse” ata shkuan në rrugë të ndara.

Por kur nisën aludimet se Britney e kishte tradhtuar atë, artisti nuk u përpoq të mbronte atë. “Sinqerisht, ne nuk jemi perfekt,” tha ai. “Unë nuk gjykoj askënd.”

Spears gjithashtu nxiti spekulimet kur Diane Sawyer e pyeti  se çfarë kishte bërë gabim në marrëdhënien e tyre. “Unë mendoj se të gjithë kanë një anë të historisë së tyre,” tha ajo për ish-in e saj duke lënë të kuptohet se kishte qenë jobesnike. .

Dyshja publikuan gjithashtu këngë dedikuar ndarjes në atë kohë. Pasi anëtari i *NSYNC publikoi  këngën e tij “Cry Me a River”,aktorja e  “Crossroads” u përgjigj me “Everytime”./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *