• |
ide | kryesore

FSHF bëhet parashikuese moti: ndryshon orari i ndeshjeve të kampionateve se pritet shi

-Instant, F1, Sport
FSHF



Ndryshon kalendari i ndeshjeve të kampionateve dhe arsyeja është interesante. Vetëm një brez orar i ndeshjevbe të planifikuara për funjavën e futbollit në kategorinë Superiore, atë të Parë dhe të Dytë paraprihet se pritet moti i keq. Oraret e tjerat mbeten të palëvizura. Parashikimi i motit të FSHF-së sic duket qenka më preçiz se çmund të mendohet.

Në fakt, Departamenti i Garave në FSHF ka bërë me dije se për shkak të motit të keq që është parashikuar në fundjavë në vendin tonë do të ketë një ndryshim në oraret e ndeshjeve të kampionateve kombëtare. Sipas këtij vendimi, të gjitha ndeshjet që janë programuar për t’u luajtur në orën14:00 në kampionatet “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë, do të nisin 30 minuta më herët. Të gjitha këto ndeshje do të startojnë në orën 13:30.

Në këtë pikë, në Superiore, vetëm ndeshja mes Kukësit e Dinamos të dielën do të luhet 30 minuta më herët për shkak të motit të keq. Sepse Teuta-Laçi dhe Skënderbeu-Tirana të programuara për në 17, me sa duket nuk preken nga reshtjet dhe stuhitë, sepse nuk e lëvizin orarin.

Lexo më tej: Estrada pas fitores/ FSHF falënderon në mënyrë të veçantë Taulant Ballën

Ja planifikimi i ndeshjeve të fundjavës në Kategorinë Superiore:

04/11/23
Erzeni 17 : 00 Egnatia
05/11/23
Kukësi 14 : 00 Dinamo
Teuta 17 : 00 Laçi
Skënderbeu 17 : 00 Tirana
06/11/23
Partizani 18 : 00 Vllaznia



1 Comment

  1. Nuk eshte se dua ti dal ne mbrojtje mortjeve te FSHF, po realisht te gjitha faqet me parashikim moti e tregojne qe pasditja e te shtunes do jete tmerr nga shiu. Parashikim eshte, edhe mund te ndryshoje po thjesht po them qe e jep shi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *