• |
ide | kryesore

Hetim gazetaresk mbi aksidentin e Schumacher me zbulime tronditëse: “janë kryer dy gabime të rënda”

Sport
Schumacher



Me afrimin e dhjetëvjetorit të aksidentit Méribel, një investigim gazetaresk ka nxjerrë zbulime tronditëse. Gazetari gjerman Jens Gideon, që ka kryer hetimin në emër të televizionit ARD, ka evidentuar dy gabime të rënda që kanë luajtur një rol – fatkeqësisht vendimtar – në shkaktimin e vetë aksidentit të Michael Schumacher. Madje, më pas, edhe në përkeqësimin e mundshëm të gjendjes së shtatë herë kampionit të botës, i cili më 3 janar do të mbushë 55 vjeç.

E para u krye në thelb nga vetë Michael të dielën, më 29 dhjetor 2013, duke dalë jashtë pistës (edhe pse vetëm për disa dhjetëra metra) në kushtet e borës së pamjaftueshme, siç i raportuan gazetarit instruktorët vendas të skive. Në fakt, Schumacher përfundoi duke u përplasur me një gur të madh që dilte nga bora. E dyta, ndërkohë, i atribuohet vlerësimit fillestar të gabuar të gjendjes së Schumacher nga ndihma e shpejtë. Ata – në operacionin e shpëtimit me helikopter – kishin synuar spitalin më të afërt (në Moutiers). E vetëm më pas, ata u nisën për në Grenoble, duke humbur minuta të çmuara dhe potencialisht vendimtare.

Lexo më tej: Jean Todt , fjalë shprese për Schumacher: “Do të përmirësohet, e sigurtë”

Ndërkohë, përditshmëria e Schumacher vazhdon të mbetet një temë shumë e blinduar. Në disa raste të fundit (dhe me autorizimin e familjes së tij) vetëm ish-presidenti i FIA-s, Jean Todt ka dhënë një lloj ideje. Ai ka zbuluar se kishte marrë parë transmetimin e disa Grand Prix të Formula 1 në krah të ish-pilotit të Ferrarit. Sidoqoftë edhe ai nuk ka dhënë detaje për gjendjen e mikut të tij, së bashku me të cilin (dhe me kontributin themelor të Ross Brawn si Drejtor Teknik dhe Rory Byrne si projektues), vetë Todt e udhëhoqi skuderinë e Maranellos drejt një periudhe triumfal që tani duket e pa përsëritshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *