• |
ide | kryesore

Video/ Gjimshiti nga ‘divani’, në 1/8 e Europa League: Atalanta poker me rezerva, Laçi e Sparta në playoff

F1, Sport, Video
Atalanta



Kanë përfunduar tashmë ndeshjet e fundit të fazës së grupeve dhe janë dhënë verdiktet në Europa League. Tetë skuadrat e kualifikuara direkt dhe në playoff nga grupet A, B, C dhe D kanë kompletuar mozaikun e atyre që do të hidhen në shortin e 18 dhjetorit në Nyon. Berat Gjimshiti kualifikohet direkt në 1/8, i vetmi ndër lojtarët shqiptarë në kompeticion që ia del. Madje mbrojtësi nuk udhëtoi fare me skuadrën, por edhe pse me rezerva Atalanta fitoi me poker. Kualifikohet në playof edhe Qazim Laçi. Mesfushori dhuroi një asist në fitoren 1-3 të Sparta Pragë në transfertën me Aris.

GRUPI A

West Ham fiton duelin direkt me Freiburg dhe rrëmben vendin e parë, duke e mbyllur grupin me 15 pikë. Hammers u imponuan 2-0 në Londër, duke lënë gjermanët në vendin e dytë që të çon në playoff me 12 pikë. Në Conference League zbret Olympiacos që e kishte siguruar vendin e tretë edhe përpara fitores 5-2 në Pire ndaj Backa Topola.

GRUPI B

Brighton fiton përballjen kokë më kokë me Marseille dhe i merr francezëve vendin e parë. De Zerbi triumfon 1-0 përballë Gattuso, në një derbi trajnerësh italianë në Europë. 13 pikë për anglezët që bëjnë parakalimin në ndeshjen e fundit ndaj Olympique, që e mbylli me 11 dhe shkon në playoff. Ajax zgjohet në ndeshjen e fundit dhe mposht në Amsterdam AEK Athinë për të marrë vendin e tretë me 5 pikë, që të zbret në Conference League. Shigjetarët kishin vetëm 2 barazime deri përpara kësaj fitore.

GRUPI C

Nga vendi i tretë në vigjilje, Sparta Pragë rrëmben vendin në playof duke fituar 1-3 në Limasol dhe duke përfituar nga humbje e Betis përballë Rangers. Spanjollët kryesonin me 9 pikë, por u dorëzuan në shtëpi 2-3 përballë skocezëve, që me këtë fitore u ngjitën në 11 pikë. Përfituan çekët e Qazim Laçit, që arritën me 10 pikë mbi andaluzianët e Betis, që duhet të ngushëllohen me Conference League. Laçi ishte autori i asust në golin e tretë të Sparta, që mban firmën e Birmancevic në shtesën e pjesës së parë.

GRUPI D

Atalanta e pati gjithçka të lehtë, tashmë e sigurt për vendin e parë. Bergmaskët, pa Gjimshitin e shumë titullarë, që qendruan në shtëpi, e mbyllën Grupin D të Europa League me një rezultat të pastër 4-0 ndaj Rakow. Gasperini, ndonëse me rezerva dhe të rinj, e pati jetën të lehtë në tokën polake falë Luis Muriel. Kolumbiani konfirmon periudhën e tij të shkëlqyer të formës.

Lexo më tejVideo/ ‘Baby’ Liverpool mundet pa dëme; trisi i Romës nuk mjafton, Mourinho në playoff, bashkë me Xhixhën

Atalanta kaloi në avantazh me golin e sulmuesit në minutën e 14′. Muriel shkoi afër një tjetër eurogoli me thembër, humbi një rast flagrant në fillimin e pjesës së dytë dhe fiksoi të tretin në minutën e 72′. Mes golave të tij është edhe 2-0 e Bonfanti, në gol në ndeshjen e parë si titullar. Në minutën e 92′ De Ketelaere bëri poker dhe Atalanta shkon qetësisht në 1/8 e kompeticionit, duke lënë vendin e dytë për Sporting që triumfoi 3-0 ndaj Sturm Graz, që ruan vendin e tretë dhe zbret në Conference League.

Europa League Group A
Olympiacos 5-2 TSC Backa Topola
West Ham United 2-0 Freiburg
Europa League Group B
Ajax 3-1 AEK Athens
Brighton 1-0 Marseille
Europa League Group C
Aris Limassol 1-3 Sparta Prague
Real Betis 2-3 Rangers
Europa League Group D
Rakow Czestochowa 0-4 Atalanta
Sporting CP 3-0 Sturm Graz



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *