• |
ide | kryesore

Sekreti i lojtarin plus në mesfushë, Osmani: “Bravo i qoftë Çobës”

Sport
Osmani



“Gjatë lojës mendoj se donim të luanim me shumë pasime në pjesën difensive pa kërkuar diçka para. Megjithatë jam i kënaqur me angazhimin dhe agresivitetin që dhanë lojtarët”. Qatip Osmani ka marrë një tjetër rezultat pozitiv, i nënti radhazi nga të cilët 7 fitore, duke mundur 2-1 Teutën. Tekniku ka ndryshuar taktikisht për këtë ndeshje, duke treguar sekretin e një lojtari plus në mesfushë: “Ideja ishte me Malën që të formonim atë katërshen. Duhet të kemi një lojtar tepër në mesfushë. Gjerësinë ta kemi me Smajlin dhe Grudën. Kjo ishte ideja”.

Osmani pastaj komplimenton kundërshtarin, që edhe në Loro Boriçi ia bëri jetën të vështirë Vllaznisë: “Ne gjatë javës kemi parë disa lojëra të Teutës dhe mendojmë se është një ekip që nuk e meriton pozicionin ku është. Dallimi nga ndeshja e fundit me Laçin, ishte se na mungonte loja e shpejtë dhe pasimet e sakta. Prandaj krijuam prapë raste”.

Lexo më tejÇoba gol në prekjen e parë të topit: Vllaznia thyen Teutën dhe arrin Partizanin

Në fund edhe një mesazh për Çobën, autori i golit që vendosi ndeshjen, në prekjen e parë të topit: “Kur futëm, lojtarë të rinj, i futëm për të dhënë freski. Bravo i qoftë dhe Çobës”, e mbylli Osmani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *