• |
ide | kryesore

Teuta, tris në derbi e parakalim mbijetese: Lloci, Beqja e Daci shkatërrojnë Erzenin

Sport, Video
Lloci



Fundosën Kukësin por nuk bënë dot të njëjtën gjë me Teutën, në një derbi shumë të rëndësishëm për mbijetesën. Erzeni thyhet 3-0 në Niko Dovana, në javën e 26 të Kategorisë Superiore, duke këmbyer vendet me durrsakët. Lloci, Beqja e Daci bënë të pavlefshme cdo tentativë të skuadrës së Bejzades.

Rezultati i katërt pozitiv radhazi mes kampionatit e Kupës për Teutën, që e dinte se duhet të fitonte në këtë sfidë direkte për të shpresuar. Skuadra e Martinit e zhbllokoi takimin në minutën e 27′ në zhvillimet e një goditje këndi. Lloci mori pasimin e Jazxhi dhe mposhti portierin Hasanbelli. Erzeni u godit në moral dhe u rrëzua në minutën e 38′, kur Beqja shënoi edhe golin e dytë, duke e cuar Teutën në pushim me avantazhin e dyfishtë. Asisti i dytë i ndeshjes nga Artan Jazxhi.

Lexo më tej: Video/ Vllaznia tris në Klasike, dërrmohet Tirana: Balaj një lider, Hoxhallari katastrofik

Në pjesën e dytë, panorama e lojës nuk ndryshoi, megjithë përpjekjet e Erzenit. Daci shënoi edhe golin e tretë për Teutën në minutën e 53′, duke e bërë pjesën e mbetur të lojës, një administrim të pastër. Erzeni u mundua të reagonte por rezultati ishte shumë i rëndë. Mihana në minutën e 86′ pati shansin më të mirë për të ngushtuar diferencën, por Vata ishte i pakalueshëm.

Parakalim i kompletuar i Teutës, që ndryshon vendin në renditje me Erzenin. Vendi i 8 me 28 pikë për të besuarit e Martinit, në zonën playoff tashmë, ndërsa Bejzade zbret në atë të rënies me 26 pikë.



1 Comment

  1. Kjo fjala “tris”, a mos ka të bëjë me fjalën shqip “tresh” ?
    Fjala “derbi” a mos është shkurtimi i fjalëve “derr-bir-derri” ?
    Po shkruani o të uruar shqip se është shqipja aq e pasur sa të skjarojë edhe format e shkelmimit të topit apo llojit të ndeshjeve me top.
    Hajde se me teknollogjinë kompjuterike nuk kemi se çtë bëjmë se nuk janë zbuluar ato në Shqipëri, po pse duheshka të mos përdorim fjalët në shqip për lojrat sportive ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *