• |
ide | kryesore

Najdovski shtiret i dëmtuar, Tirana nuk e fsheh dot më thyerjen: “Një herë thotë i dhemb kavilja, një herë pulpa”

Sport
najdovski



Tirana nga çerekfinalja e kthimit të Kupës së Shqipërisë kundër Teutës doli vërtetë me kualifikim, por me lodhje fizike dhe dëmtime, si për të vështirësuar edhe më shumë zgjedhjet e teknikut Erbim Fagu. Sidoqoftë, ajo që mban në tension kampin bardheblu është gjendja e Filip Najdovski. Kapiteni nuk luan që nga zëvendësimi me Erzenin tre javë më parë, atëherë i justifikuar si tërheqje muskulare.

Klubi i qendroi këtij versioni, pavarësisht burimeve brenda klubit që tregonin për një thyerje totale të mardhënieve për shkak të anashkalimit në hierarki që iu bë maqedonasit, por tani jo më. Najdovski e vonon qëllimisht rikthimin në fushë, sepse nuk ka dëshirë të vazhdojë të luajë për Tiranën. Një herë akuzon dhimbje në kavilje, pastaj shqetësim në pulpë, por e vërteta është se stafi mjekësor nuk gjen asgjë që nuk shkon te qendërmbrojtësi. Kapiteni, ose më mirë ish-kapiteni, ka nisur stërvitjet pjesërisht me grupin, por duket se përtej optimizmit për ta parë në fushë pas ndeshjes me Egnatian, qëllimi është për të mos vazhduar më të jetë pjesë e bardhebluve pas përfundimit të sezonit.

Lexo më tej: Najdovski në thyerje të plotë me klubin: Tirana bën prova rehabilitimi të kapitenit

Një problem shumë i madh për Fagun, që ka humbur në të njëjtën kohë dy qendërmbrojtësit e tjerë: Erion Hoxhallari u dëmtua në ndeshjen e Kupës me Teutën dhe konfirmimi nëse do të jetë i ndeshjes apo jo do të merret vetëm pas kontrolleve të sotme; Ermal Meta është duke rikuperuar nga dëmtimi në gju, i pësuar në Klasiken e humbur me Vllazninë. Për sfidën e të dielës në ‘Elbasan Arena’ është i skualifikuar edhe Rimal Haxhiu që ka plotësuar numrin e kartonëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *