• |
ide | kryesore

Video/ Zeka spektakolar, i jep shpresë Erzenit: nuk reziston dot Egnatia me 10 lojtarë

F1, Sport, Video
Zeka



Shpresë dhe moral, të fituara në vetëm 90 minuta. Erzeni ka mposhtur Egnatian 1-0 në sfidën e javës së 30 të Superiores, duke bërë një përpjekje të fundit për të dalë nga zona e rënies nga kategoria. Rrogozhinasit me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Spahiut, u dorëzuan 1-0, por limitojnë dëmet për shkak të barazimit të dy ndjekësve Vllaznisë e Partizanit një ditë më parë. Vendosi Zeka me një gol fantastik pesë minuta nga fundi.

Deliallisi priste një reagim nga skuadra dhe ai erdhi në ndeshjen me kryesuesit e kampionatit. Pjesa e parë dhuroi emocione të forta, me shumë raste, edhe pse asnjë i konkretizuar. Përmbysje e kundërpërmbysje frontesh, por as Erzeni e as Egnatia nuk mundën të superohen.

Video/ Kartoni i kuq i Spahiut

Në pjesën e dytë, gjërat u komplikuan për Egnatian, pikërisht kur po kërkonte fitoren. Në minutën e 63′ rrogozhinasit mbetën me 10 lojtarë pasi Spahiu u largua nga fusha me karton të kuq. Një ndërhyrje në dukje jo e dhunshme ndaj Mihanës, u dënua nga Rusta fillimisht me të verdhë, pastaj me të kuq, ndoshta pas ndonjë fjale më tepër të mesfushorit shkodran. Tetova mblodhi ekipin për të mbrojtur të paktën pikën, por u befasuan 5 minuta nga fundi. Zeka shënoi një gol brilant, që kthen shijakasit të fitorja.

Lexo më tej: Video/ Shtylla ndal Murataj, por çfarë humbi Çoba në fund: Partizani e Vllaznia i japin asist Egnatias

Me këtë sukses, Erzeni ngjitet në kuotën e 31 pikëve në vendin e 9, 3 pas Teutës në zonën playout e 4 nga zona e shpëtimit, ku pozicionohet Laçi. Egnatia mbetet me 54, +3 nga ndjekësi më i afërt.

Video/ Goli i Zekës



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *