Bella Hadid është një nga modelet më të pëlqyera dhe të ndjekura në botë dhe të gjithë e shohin si atë vajzën me format dhe bukurinë perfekte. Por ja që jeta nuk është gjithnjë ajo që ne shohim në Instagram.
Në rrjet pati shumë reagime kur u publikuan fotot e Kim Kardashian me celulit e strija. Kjo ishte hera e parë që Kim-it i ndodhte një gjë e tillë duke marrë parasysh profilin aq mirë të menaxhuar të saj me mediat sociale.Bella është fotografuar në plazhet e Cancun-it në Meksikë ditën e djeshme nën shoqërinë e dy mikeshave të saj modele. Disa foto të shkrepura nga paparacët kanë treguar momente kur vajzat lahen në det dhe syrit të publikut nuk i kanë shpëtuar strijat dhe celuliti në pjesën e kofshëve të modeles Hadid.