• |
ide | kryesore

Liga e Kombeve, rregullorja, datat e gjithçka duhet të dini…

F1, Sport



Të enjten nis kompeticioni më i ri i UEFA-s për përfaqësueset, Liga e Kombeve. Në 6 shtator Francë-Gjermani hap siparin e formatit të ri që synon rritjen e skuadrave kombëtare, duke zëvendësuar pjesën më të madhe të miqësoreve me ndeshje zyrtare e që në fund dhurojnë 4 vende për Euro 2020. 55 kombëtare do të ndahen në 4 liga, me nga 4 grupe secila.

KATER LIGAT

LIGA A
A1: Hollanda, Franca, Gjermania
A2: Islanda, Zvicra, Belgjika
A3: Polonia, Italia, Portugalia
A4: Kroacia, Anglia, Spanja
LIGA B
B1: Rep. Ceka, Ukraina, Sllovakia
B2: Turqia, Suedia, Rusia
B3: Irlanda e Veriut, Bosnja, Austria
B4: Danimarka, Irlanda, Uellsi
LIGA C
C1: Izraeli, Shqipëria, Skocia
C2: Estonia, Finlanda, Greqia, Hungaria
C3: Qipro, Bullgaria, Norvegjia, Sllovenia
C4: Lituania, Mali i zi, Serbia, Rumania
LIGA D
D1: Andora, Kazakistani, Letonia, Gjeorgjia
D2: San Marino, Moldavia, Luksemburgu, Bjellorusia
D3: Kosova, Malta, Ishujt Faroe, Azerbaixhan
D4: Gjibraltar, Lihtenshtein, Armenia, Maqedonia

RREGULLORJA E KALENDARI

– 55 skuadrat pjesëmarrëse do të ndahen në 4 Divizione, A-B-C-D, në bazë të renditjes të 11 tetorit 2017, ose më saktë në përfundim të kualifikueseve për Botërorin 2018. Në Ligat A e B janë përfshirë 12 skuadra, 15 në atë C e 16 në Ligën D. Janë parashikuar promocione dhe rrëzime dhe ndeshjet luhen me sistemin vajtje ardhje.
– Divizioni A: 12 skuadra ndahen në katër grupe: 4 fitueset e secilit grup do të luajë në Final Four (gjysëmfinale e finale) që do të përcaktojnë trofeun, ndërsa katër skuadrat më të këqija të secilit grup rrëzohen në Ligën B (nga ku ngjiten 4 më të mirat) për turneun e ardhshëm të 2020. E njëjta gjë për të gjithë divizionet.
– Ndeshjet e fazës së grupeve të UEFA Nations League do të zhvillohen në 6 seri nga shtator në nëntor 2018. Final Four ku marrin pjesë fitueset e grupeve, do të diskutohen në qershor 2019. Vendi që do të mirëpresë fazën e fundit të turneut do të vendoset në dhjetor 2018 mes 4 finalistëve.

Kalendari:
Seria 1: 6–8 shtator 2018
Seria 2: 9–11 shtator 2018
Seria 3: 11–13 tetor 2018
Seria 4: 14–16 tetor 2018
Seria 5: 15–17 nëntor 2018
Seria 6: 18–20 nëntor 2018
Shorti i fazës finale: starton në dhjetor 2018
Faza finale: 5–9 qershor 2019



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *