• |
ide | kryesore

VIDEO / Liga e Kombeve, Bosnja leksion futbolli Irlandës së Veriut

Sport



Mungesa e Kupës së fundit të Botës në Rusi 2018, Bosnja filloi sezonin e saj ndërkombëtar duke fituar 1-2 në shtëpinë e Irlandës së Veriut, ndeshje e vlefshme për Ligën Kombeve.

Pas një gjysmë ore lojë pa gol, me një lojë me ndërprerje të shumta, miqtë e gjetën avantazhin në minutën e 36′ falë Haris Duljevic, që shfrytëzoi saktësisht asistin e Edin Dzeko. Bosnja e ruajti avantazhin deri në fund të pjesës së parë, përpara se të kthehej në fushë për të dytën me të njëjtën energji. Përtej lojës së saj ofensive skuadra ballkanase arriti të shfrytëzojë edhe gabimet e Irlandës së Veriut, sic ndodhi në rastin e golit të dytë. I vendosur mirë në linja, Elvis Saric ka shfrytëzuar një gabim të portierit irlandezoverior duke shënuar golin e dytë për Bosnjen në minutën 64′. Goli i vonshëm i vendësve me anë të Will Grigg në minutën e 93′ mbeti vetëm për statistikë. Pas kësaj ndeshje Bosnja do të përballet me Austrinë.

https://streamable.com/l6e2k



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *