• |
ide | kryesore

Olta Boka:Peng që nuk u largova nga Shqipëria

Paparazzi, Slider



Këtë të shtunë ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” ku ka treguar më shumë për planet për të ardhmen.

Dy moderatoret e kanë pyetur këngëtaren nëse ajo ka meduar tv largohet nga Shqipëria dhe pëgjigja e saj ka suprizuar.

“Me të thënë të vërtetën, nëse do të kem një peng në jetë do jetë përse s’kam ikur nga Shqipëria! Por nuk e di pse jam e bindur se do qëndroj gjithë jetën time këtu.

Kam patur një periudhë tranzicioni me veten time, se sa e ndjeja veten rehat në këtë vend. Nuk e kam folur asnjëherë. Realisht kam kaluar edhe një periudhë depresioni ku e mendoja veten pak më të lirshme për këtë vend. Unë vërtetë jam ajo që shumica mendojnë në ekran por jam vërtetë edhe shumë e lirshme, pa komplekse. Nuk e kam menduar këtë, që duhet të ruhesh pak se je e famshme.  Kam dashur gjithmonë të bëj gjërat siç i kam qejf. Të mos e vras mendjen kush po më sheh ndërkohë që jam duke u puthur me të dashurin. Normalisht unë e konsideroj veten model, jap një shembull por për mua të jesh shembull i mirë duhet të jesh i lirë mbi të gjitha.”,- ka rrëfyer Olta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *