• |
ide | kryesore

“Nuk jam nga ata që qëllojnë pas shpine”: Batha sqaron sherrin me Radas dhe prêt një ‘dhuratë’ nga Partizani

Sport



Pas një serie prej pesë rezultatesh pozitive në kampionat, Flamurtari është rrëzuar në Korcë, në një humbje ndoshta të paralajmëruar nga situate e vështirë financiare e klubit vlonjat. Megjithatë, kuqezinjtë janë në vendin e tretë dhe me mundësi reale për të arritur zonën Europa League. Idriz Batha nuk është shmangur në deklaratat e tij, duke kujtuar se askujt nuk duhet ti shkonte në mendje se mund të fitohen të gjitha ndeshjet, sidomos në një moment të tillë.

“Humbja në Korcë nuk është se ndryshon dicka në luftë për europën, – komentoi mesfushori -, por pas një serie rezultatesh pozitive, natyrisht që mund të vinte edhe humbja, pasi jo gjithmonë fitohet. Askujt të mos i shkojë në mendje se mund ti fitojë të gjitha ndeshjet. Mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë pavarsisht rezultatit dhe tashmë duhet të shohim përpara”.

Ndoshta kjo ngarkesë psikologjike ka bërë që të lëshohen nervat dhe në fund të takimit mesfushori gjirokastrit i Flamurtarit të konfrontohet me Marko Radas të Skënderbeut. Batha ka zbuluar dinamikën e ngjarjeve, duke theksuar se nuk ndodhi asgjë për tu fryrë kaq shumë.

“Episodi me Radas? Në fakt jam unë ai qe jam ofenduar gjatë gjithë kohës edhe nga vetë Radas – tregoi mesfushori i Flamurtarit -, por nuk jam nga ata që qëllon pas shpine dhe ikën me vrap. Mendoj se episodi i cili nisi që në fillim të ndeshjes me fyerje të shumta, është fryrë më shumë se duhet në mediat e shkruara”.

Megjithatë në garën për një vend në Europë duhet patur parasysh edhe kalendari, që për vlonjatët nuk është se duket shumë i favorshëm, por ku Batha, për të cilin Partizani është gjithnjë një ndeshje speciale, prêt një dhuratë…thjesht për faktin se Flamurtarit I duhen pikët më shumë se të kuqve…
Te shtunen ne Vlore vjen Partizani dhe meqë ata e kanë siguruar titullin mirë është të mos mobilizohen dhe të fitojmë ne – bën shaka Batha -. Pikët janë më të nevojshme për Flamurtarin se sa Partizanin. Por duhet kërkuar maksimumi në të gjitha takimet që kanë mbetur”.

Vlonjatët do të rikthehen të luajnë në shtepi, ku të shtunën në orën 15 do të presin Partizanin, një ndeshje aspak e lehtë, por ku kërkohet fitorja, për të harruar humbjen në Korcë, e për të përfituar nga ecuria positive brenda mureve të shtëpisë për skuadrën e Ilir Dajës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *