• |
ide | kryesore

Vettel larg Ferrarit: skuderia italiane e pozicionuar me Leclerc

Sport



Ka pak për të bërë e për të thënë. Përplasja në xhiron e 66 të Çmimit të Madh të Interlagosit mes Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc ka ndryshuar historinë e Ferrari. Konflikti ka shpërthyer, i tërbuar dhe i fuqishëm. Ylli në rritje dhe katër herë kampioni i Botës nuk mund të qëndrojnë më me njëri-tjetrin. Është ndjerë gjatë gjithë sezonit, ka shpërthyer tani në mënyrë të pashmangshme në të parafundit Çmim të Madh të sezonit. Dhe tani, për Maranello dhe Mattia Binotto, problemi është e ardhmja: a mund të përqendrohemi tek titulli duke mbajtur të dy pilotët?

Disa ngjarje të mëparshme – nga Prost tek Senna dhe deri tek Alonso e Hamilton – lënë të kuptosh që çështja, nëse jo e pamundur, është më shumë se sa e komplikuar. Dhe të paktën tek Ferrari nuk mund të mos e marrin në konsideratë idenë, për të sakrifikuar gjermanin. Tashmë, disa dyshime në këtë drejtim: e ardhmja – praktikisht edhe e tanishmja – është piloti i principatës. Tifozët, jo rastësisht, janë me të: në rrjetet sociale duket hashtagu #VetelJashtë (dhe nëse pikërisht duhet të gjendet një përgjegjës për sa ka ndodhur në Brazil, duket se është pikërisht ai). Por jo vetëm kaq: shumë mendojnë e nënvizojnë, kujtojnë, evokojnë se si gjërat me Sergio Marchione ndoshta do të kishte shkuar shumë më ndryshe.

Ish-presidenti, i njohur për thirrjet e zërin e tij në vendime, praktikisht do ta kishte miratuar rotacionin e menjëhershme, edhe nëse Vettel fiton 40 milion euro. Mendohet, në fakt, që ishte pikërisht Marchionne që donte Leclerc. Tek Vettel, në fakt, ai pa një pilot shumë të zjarrtë, por jo në gjendje për të sjellë Botërorin tek Ferrari. Kështu që, lamtumirë Vetel, menjëherë, përpara se të nisë sezoni i ardhshëm…ndoshta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *