• |
ide | kryesore

Edhe Mazepin përfundon në listën e zezë të BE-së: piloti është i biri i një oligarku e manjati fertilizuesish

-Instant, Sport



Piloti i Formula 1, Nikita Mazepin, është përfshirë në listën e re të personaliteteve që BE-ja do t’i aplikojë masat kufizuese, si ngrirja e aseteve dhe ndalimi i hyrjes në Bashkimin Europian, pas pushtimit rus të Ukrainës. Piloti përfundoi në listën e zezë të BE-së si djali i oligarkut dhe manjatit të fertilizuesve Dmitry Mazepin, “i përfshirë në sektorë ekonomikë që ofrojnë një burim të konsiderueshëm të ardhurash për qeverinë e Federatës Ruse, përgjegjëse për aneksimin e Krimesë dhe destabilizimin e Ukrainës”.

Mazepin së fundmi u shkarkua edhe nga skuadra amerikane Haas, për të cilën garonte dhe për këtë ka paditur skuderinë. Në fakt, Nikita Mazpin (dhe Uralkali) kanë kaluar në sulm: ish sponsori kryesor i Team Haas njofton synimin e tij për të kërkuar dëmshpërblim nga ekipi amerikan për vendimin e njëanshëm për të thyer marrëveshjet në fuqi. Piloti 23-vjeçar nga Moska nga ana e tij denoncon metodën e përdorur nga ekipi për ta shkarkuar dhe tregon se nuk është ende i gatshëm të heqë dorë nga Formula 1. Ndërkohë, Nikita do të kujdeset për një fondacion që ai ka krijuar, për të mbështetur sportistët e diskriminuar për arsye gjeopolitike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *