• |
ide | kryesore

Ka shitur të drejtat TV pa dijeninë e FIFA-s: kërkohen 28 muaj burg për pronarin e PSG Al-Khelaifi

-Instant, Sport



Presidenti i beIN Media dhe PSG-së, Nasser Al-Khelaifi dhe ish-numri 2 i FIFA-s, Jerome Valcke janë sërish në qendër të stuhisë për çështjen e shitjes së të drejtave televizive pa dijeninë e FIFA-s. Prokuroria e Lozanës, në kuadër të procesit të ankimimit për këtë çështje, kërkoi 28 muaj burg për dy të pandehurit. Në vjeshtën e vitit 2020, të dy u shpallën të pafajshëm, por prokurorët zviceranë e kundërshtuan dënimin.

Akuzat për Al-Khelaifin dhe Valcke janë se ata kanë shitur të drejtat televizive të disa kampionateve të futbollit dy të pandehurve të tjerë, me gjithcka të kurdisur pas shpinës FIFA-s dhe duke marrë përfitime personale në këmbim.

Valcke u dënua të paguante një gjobë, më vonë e pezulluar, për falsifikimin e dokumenteve, ndërsa Al-Khelaifi dhe FIFA arritën një marrëveshje në vitin 2020 për të tërhequr akuzat për korrupsion përpara gjyqit të vitit 2020.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *