• |
ide | kryesore

Inaugurim me pikë në “Kukës Arena”, por Kukësi nuk i afrohet dot Laçit

-Instant, Sport



Shtysa që inaugurimi i stadiumit të ri Kukës Arena duhet t’i jepte skuadrës ishte, por Kukësi megjithatë nuk shkoi dot më shumë se një 0-0 kundër Laçit, që i lë ndjekësit e Tiranës dhe pretendentët për Europën në vende të njëjta e krejtësisht të palëvizur (edhe Vllaznia-Partizani 0-0). Kush priste spektakël, e ka parë para ndeshjes gjatë ceremonisë, sepse në fushë dy skuadrat luajtën të ngarkuar dhe me frikën se nuk duhej humbur.

Pak raste për shënim, me Kukësin që provoi në pjesën e parë me Milunovic në minutën e 17, kur goditi mbi traversë, me sulmuesin që, në krosimin e Basa, përsëritet edhe në minutën e 21, me finalizim të njëjtë. Kurbinasit e Duros mbajnë fushën, duke pritur kundërsulmin, që në fakt veri lindorët nuk ja japin si opsion. Rasti më i mirë i pjesës së parë ishte goditja e Taipit, në minutën e 25, që Dajsinani e grushtoi mbi traversë.

Cinizmi i Lacit mund të bënte punë, pas rifillimit, kur Ujka mund të ndëshkonte Xhikën, në rastin e parë të bardhezinjve në ndeshje. Kukësi tani e ndjen panikun e humbjes dhe nuk ngacmon më, por edhe Laci nuk ka forcën e duhur, si kuptohet nga goditjet e Deliut në të 60 dhe 69. Me përjashtim të dëmtimit në gju të Puntus, që doli në lot me barrelë, Laci e Kukësi shkëmbyen edhe nga një situatë të vështirë para portave respektive në 5 minutat e fundit, por pa mundur të ndryshojnë rezultatin. Kukësi mbetet i treti, 5 pikë nga Laci i vendit të dytë. Por Tirana me një fitore nesër shpallet kampion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *