• |
ide | kryesore

“Le t’ia japin Kupën Messi”: Tërbim portugez kundër arbitrit argjentinas. Santos: “Nuk e di nëse qendroj”

-Instant, Sport
Santos



Eliminimi i Portugalisë në çerekfinale ndaj Marokut, ka një fajtor sipas portugezëve. Ai është arbitri argjentinas. Ka qenë i ashpër reagimi i Pepe, pas eliminimit të luzitanëve nga Botërori. “Është e papranueshme që sot një arbitër argjentinas të gjykonte pas asaj që ndodhi dje, me Messin që ankohej”, protestoi mbrojtësi. “Pas asaj që pashë sot, ata mund t’i japin titullin Argjentinës,” shtoi Pepe, duke drejtuar gishtin nga FIFA dhe Facundo Tello.

RUBEN DIAS: “DHAMË GJITHCKA”

“Ne kemi dhënë gjithçka. Mbi të gjitha është e rëndësishme që në këtë moment të grumbullojmë më shumë përvojë”. Ky është komenti i parë i Ruben Dias pas eliminimit nga Maroku në Kupën e Botës. “Ne kemi një brez shumë të ri, me shumë cilësi dhe duhet të kemi besim. Asgjë nuk është e humbur”, shtoi portugezi.

Lexo më tej: FOTO/ Fundi i përlotur i një legjende: ndeshja e fundit në Botëror, Cristiano Ronaldo ikën nga Katari

FERNANDO SANTOS: “NUK E DI NËSE QENDROJ”

Pas humbjes ndaj Marokut, ka qenë tërësisht i hidhëruar trajneri i Portugalisë, Fernando Santos. “Të largohesh nga një Botëror dhemb gjithmonë. Kishte vështirësi në pjesën e parë – shpjegoi ai -. Na u desh shumë kohë për të hyrë në lojë. Lojtarët donin të ishin të rrezikshëm, por ata nuk ishin në gjendje të krijonin. Për ne, për mua dhe për lojtarët, është një zhgënjim i madh – vazhdoi trajneri i Portugalisë -. Skuadra ishte e sigurt, por e vërteta është se ne nuk ia dolëm. Ne u përmirësuam shumë në pjesën e dytë. Veçanërisht në 20 minutat e fundit, ishim shumë të shqetësuar, duke dashur ta fusnim topin shpejt në zonë”, vazhdoi Santos. “Për momentin jemi shumë të trishtuar. Ishim të bindur se mund të arrinim në finale dhe të fitonim. A do të qëndroj? Nuk është koha për t’u përgjigjur. Nesër shkojmë në Lisbonë dhe, si gjithmonë, presidenti dhe unë do të flasim për të kuptuar se çfarë është më e mira për Portugalinë”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *