• |
ide | kryesore

Nënkampionët e Europës kundër kampionëve të botës: armiqtë historikë përballë në Katar

-Instant, F1, Sport
Katar



“It’s Coming Home” apo “Allez Les Bleus” do të kumbojë rreth stadiumit Al Bayt, në bilbilin e fundit të cerekfinales së fundit në Katar. Anglia lufton me Francën për një vend në katër më të mirat e Kupës së Botës 2022. Tre Luanët shënuan tre ndaj Senegalit pa kundërpërgjigje për t’u prezantuar në tetë të fundit. Kampionët në fuqi të botës mposhtën Poloninë 3-1 për të mbajtur gjallë shpresat e tyre për tituj të njëpasnjëshëm.

ANGLIA

Anglia u duk se po vuante në fazat e hershme kundër Senegalit, që nuk i lejoi Tre Luanët të merrnin frymë me presingun e tyre efektiv. Diferencën e bëri 19-vjeçari Jude Bellingham, që shërbeu për Jordan Henderson për golin e hapjes në minutën e 38. Talenti britanik luajti një rol të madh edhe në golin e 52 të Harry Kane për Anglinë pak para pushimit. Pastaj edhe vendimi i Gareth Southgate për të rikthyer Bukayo Saka u justifikua, me golin e tretë të lojtarit të Arsenal pas 57 minutash. Southgate ishte i kënaqur kur pa skuadrën e tij të shfaqte një seri “pamëshirshmërie” në një ndeshje tjetër ku një fillim nën nivel çoi në një ndjenjë të njohur frike. Një gjysmëfinale me Marokun ose Portugalinë i pret në Katar. Gjithnjë, nëse nënkampionët e Euro 2020 arrijnë të cojnë në shtëpi trofe-mbajtësit.

Megjithatë, daljet në çerekfinale kanë qenë të zakonshme për Anglinë, e cila është lënë jashtë në këtë fazë në turnetë e 1954, 1962, 1970, 1986, 2002 dhe 2006. Gjashtë nga tetë eliminimet e fundit të Kupës së Botës kanë ardhur kundër kombëtareve të tjera evropiane. Një seri prej tre ndeshjesh pa pësuar gol në Kupën e Botës e bën Anglinë të jetë në pozita të mira. Southgate tani mund të bëhet trajneri i parë i Tre Luanëve në histori, që e çon skuadrën në më shumë se një gjysmëfinale. Por në rrugën e tyre qëndrojnë armiqtë më të frikshëm.

FRANCA

Teksa Kane arriti me golin e 52 ndërkombëtar t’i afrohet më shumë rekordit të Anglisë, goli i 52 i Olivier Giroud ishte mjaftueshëm për t’i dhënë vendin e parë. Sulmuesi i Milanit 36-vjeçar kaloi Thierry Henry në renditjen e golashënuesve. Giroud ka ende rrugë për të bërë për t’u bërë golashënuesi më i mirë i Francës: Eugenie Le Sommer ka një 86 marramendëse.

Lexo më tej: E shpëton pankinën me gjysëmfinalen në Katar, Deschamps: “Nuk është momenti për të folur”

Franca tani ka arritur në çerekfinale të Kupës së Botës në pesë nga shtatë edicionet e fundit, duke përfshirë secilin nga tre të fundit. Skuadra e Didier Deschamps ka triumfuar në tetë nga 10 ndeshjet e fundit me eliminim direkt, kundër kombëtareve të tjera europiane. Në të vërtetë, Les Bleus janë ende pa një portë të paprekur në Kupën e Botës 2022. Ata, në fakt, kanë humbur të dyja takimet e tyre të mëparshme me Anglinë në turne, në 1966 dhe 1982. Vetëm se historia e kohëve të fundit nuk i favorizon Tre Luanët. Anglezët kanë vetëm një fitore nga tetë të fundit kundër kampionëve të botës.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Anglisë:
Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Bellingham, Rice, Henderson; Saka, Kane, Foden

Formacioni i mundshëm i Francës:
Lloris; Kounde, Varane, Upamecano, T. Hernandez; Tchouameni, Rabiot; Dembele, Griezmann, Mbappe; Giroud



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *