• |
ide | kryesore

Nigeria barazoi, presidenti Gusau zbret furishëm në dhomat e zhveshjes: “Do tiu eleminoj nga kombëtarja”

Sport
Gusau



Klimë e tensionuar në kampin e Nigerisë, në dritën e fillimit zhgënjyes të Kupës së Kombeve të Afrikës. Osimhen dhe shokët e tij barazuan 1-1 kundër Guinesë Ekuatoriale, një rezultat që i ka tërbuar të gjithë. E nga këtu ka ardhur edhe shpërthimi shumë i ashpër i presidentit të federatës, Ibrahim Musa Gusau.

FUTJA E STUHISHME NË DHOMAT E ZHVESHJES

Gusau, sipas asaj që u raportua nga Oëngoalnigeria, ishte futur me tërbim në dhomat e zhveshjes në fund të ndeshjes, duke shfryrë ashpër kundër të gjithë ekipit.

NËN AKUZË EDHE OSIMHEN

Në këtë rast, me siguri përgjegjësia më e madhe do të ishte mbi Victor Osimhen, fajtor për humbjen e një rasti të bujshëm i vetëm me portierin kundërshtar. Sipas asaj që rezultoi, presidenti i federatës nigeriane madje i kërcënoi lojtarët se do t’i eliminonte nga kombëtarja nëse gjërat nuk ndryshonin.

Lexo më tejKupa e Afrikës, shfaqen dronët spiun: Algjerisë iu përgjuan taktikat, nisin arrestimet e pilotëve

Të enjten e datës 18 janar, në orën 18:00, Nigeria do të luajë kundër Bregut të Fildishtë, mikpritës, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Kupës së Kombeve të Afrikës. Një lloj thirrje e fundit për djemtë e José Pereiro, të detyruar të fitojnë për të qëndruar në garë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *