• |
ide | kryesore

Adelina Tahiri,’Marrëdhënia me vajzën e bashkëshortit, as dashuri as urrejtje’

Paparazzi, Slider



Në Prive Adelina ka folur për herë të parë për lidhjen e saj si nisi ajo por edhe raportet me vajzën e bashkëshortit të saj maqedonas Serjozha. Ajo u shpreh se:

“Në fillim nuk e dija kush ishte, as sa pasuri kishte, unë e pëlqeva për njeriun që është. Nuk ka lidhje se është maqedonas, ai nuk ka vrarë njeri dhe njerëzit nuk kishin pse reagonin ashtu ndaj meje”.

Ndërsa për raportet e saj me vazjën e Serjozhës, Afronën, këngëtarja është treguar e sinqertë dhe tha:
“Bashkëshorti im i ka të gjitha të drejtat për vajzën e tij, ashtu si çdo prind. Duhet ta dojë shumë dhe unë jam iniciatore, madje kudo ku shkojmë unë asaj i blej dhurata.  Ajo ka nënën e saj dhe nuk mund të më dojë si nënën e saj dhe unë nuk e dëshiroj atë gjë. Kemi respekt dhe marrëdhënie solide, por nuk dal me të. Ajo e do shumë babain e saj, ndërsa mua mbase nuk më përcepton si njeri të afërt, gjë që mua  më duket normale, por kemi marrëdhënie normale, pa dashuri, pa urrejtje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *