Reperja Cardi B publikoi këngën e saj me titullin “WAP” në fillim të këtij muaji dhe u cilësua si femra që theu rekord me këngën e renditur në vendin e parë në Billboard Hot 100.
Që nga lancimi i saj, kënga, e cila përfshin edhe reperen Megan Thee Stallion nuk u prit mirë nga fansat, për shkak të fjalorit të perdorur dhe paraqitjes së dy këngëtareve. Pavarësisht kritikave, Cardi ka folur në mbrojtje të melodisë hip-hop gjatë një paraqitjeje në emisionin radiofonik “Kyle & Jakie O”.“Njerëzit që i shqetëson kënga janë zakonisht konservatorë ose vërtet fetarë, njerëz fetarë të rremë”.“Jam rritur duke dëgjuar këtë lloj muzike, kështu që për njerëzit e tjerë mund të jetë e çuditshme dhe vulgare, por për mua është pothuajse me të vërtetë normale”, shpjegoi reperja.Cardi shtoi që kënga nuk ishte për qëllim që fëmijët ta dëgjojnë, siç është vajza e saj 2-vjeçare Kulture.“Jo është si, jo natyrisht, nuk dua që fëmija im ta dëgjoj këtë këngë, por eshtë për të rriturit”.