• |
ide | kryesore

Romanca e Gerard Pique dhe Clara në krizë

-Instant, Paparazzi, Slider



Gerard Piqué  po përflitet për një ndarje të mundshme me të dashurën e tij Clara Chía.

Sipas disa publikimeve në Spanjë, ka disa arsye pse Clara Chia nuk do të ishte më rehat në marrëdhënien e saj me Pique.Ky i fundit përveç çështjeve të punës, duhet të marrë pjesë dhe të shqetësohet për fëmijët e tyre Sasha dhe Milan. Ata së shpejti do të largohen për të jetuar me Shakira në SHBA.

Kështu, në mes të situatës së komplikuar duket se e dashura e tij nuk do e duroj dot presionin mediatik dhe do t’i jap fund me Piqué. Ndër versionet që flasin për një ndarje është se 23-vjeçarja nuk i ka duruar ngacmimet e mediave. Këto të fundit i kanë ndjekur në çdo moment për të marrë pamje të tyre së bashku. Përveç kësaj, flitet për një gjoja favorizim ndaj saj në kompaninë Kosmos, në pronësi të Piques. Por edhe një bezdisje nga ana e Chia për gjithë afrimin mes tij dhe Shakirës ditët e fundit. E ndonëse asgjë nuk është zyrtare, disa burime tregojnë se Gerard është parë më shumë me fëmijët dhe nënën e tyre sesa me Clara Chia, me të cilën duket i largët. Dyshja konfirmuan romancën e tyre pas ndarjes së tij nga artistja në qershor./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/11/09/arrihet-nje-marrveshje-midis-shakira-dhe-gerard-pique/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *