• |
ide | kryesore

Globe Soccer, Cristiano Ronaldo fiton “Maradona Award”: mposhten Haaland, Mbappé e Kane

Sport
Ronaldo



Cristiano Ronaldo i shton një trofe koleksionit të tij duke fituar çmimin “Maradona” si golashënuesi më i mirë në Dubai Globe Soccer Awards 2023. Me 54 gola në 59 ndeshje, portugezi nënshkroi paraqitjen e tij më të mirë në një vit kalendarik që nga viti 2017, kur shënoi 53 gola për Real Madrid, duke kaluar Kylian Mbappé (52 gola në 53 ndeshje), Harry Kane (52 gola në 57 ndeshje) dhe Erling Haaland (50 gola në 60 ndeshje) në garën për trofeun. Trofeu kurorëzon një periudhë magjike për yllin e Al Nassr, i cili tashmë ka shënuar 34 gola në 34 ndeshje në kampionatin aktual të Pro League të Arabisë Saudite.

ÇMIMET E TJERË

Por nuk është i vetmi çmim që Cristiano Ronaldo mund të marrë gjatë ceremonisë së Dubai Globe Soccer Awards të planifikuar për më 19 janar në Atlantis, The Palm në Dubai. Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, me 872 gola të shënuar aktualisht, është gjithashtu në garë për Lojtari më i mirë për meshkuj, Lojtari më i mirë i Lindjes së Mesme dhe Lojtari i preferuar i tifozëve.

Lexo më tej: IFFHS, Haaland është lojtari më i mirë në botë: Ronaldo shënuesi më i mirë i vitit 2023

VOTIMET

Raundi i dytë dhe i fundit i votimit në të 11 kategoritë kryesore dhe gjashtë kategoritë dixhitale, informojnë organizatorët, pa mbi 50 milionë vota të hedhura nga tifozët në mbarë botën për një total që kalon 70 milionë në të gjithë procesin, dyfishi i numrit të votave të regjistruara në vitin 2022. Juria Zyrtare e Globe Soccer, e përbërë nga mbi 30 figura kryesore nga industria e futbollit, duke përfshirë Francesco Totti, Iker Casillas, Luis Figo dhe Marcello Lippi, u përfshi në fazën e fundit të përzgjedhjes, e mbyllur më 28 dhjetor 2023. Rekord edhe në lidhje me shkarkimin e aplikacionit të ri Globe Soccer, me 1.5 milionë njerëz që kanë regjistruar votat e tyre në aplikacionin e dedikuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *