• |
ide | kryesore

Video/ “Lufta dhe paqja” në Champions: United e shpëton një 19 vjecar, Haller shënon në të dy portat në tre minuta

-Instant, F1, Sport, Video



Dy barazime të luftuara që në fund lënë gjithcka të hapur për ndeshjet e kthimit. Ka ndodhur pothuaj njësoj si në Wanda Metropolitano mes Atleticos e Manchester United, ashtu dhe në Lisbonë ku Benfica në fund ka marrë një 2-2 përballë Ajax.

ATLETICO MADRID 1-1 MANCHESTER UNITED
Ndeshja e parë e 1/8 së Ligës së Kampionëve përfundoi në barazim mes Atletico Madrid dhe Manchester United, të cilët u ndalën në 1-1 në Wanda Metropolitano. Colchoneros, me Griezmann dhe Suarez në stol, kaluan në avantazh në minutën e 7 me goditjen me kokë me zhytje të Joao Felix. Atletico gati dyfishoi disa herë, por në rastin e parë që i la Unitedit, pësoi barazimin nga 19 vjecari Elanga në minutën e 80. Traverse për Llorente dhe Griezmann. Manchester United duhet të falenderojë kështu suedezin Elanga që hyri në të 75′ e pak më pas barazoi një ndeshje që Atletico Madrid e kishte në dorë e do të kishte merituar të fitonte (një gol, dy traversa e dominim i lojës për një kohë të gjatë). Simeone kafshon duart, sepse kthimi në Angli pas këtij 1-1 paraqitet shumë më i vështirë.

BENFICA 2-2 AJAX
Në Stadio da Luz të Lisbonës, në ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve, Benfica dhe Ajax e mbyllën 2-2. Skuadra holandeze mori avantazhin në minutën e 18 me prekjen inteligjente të Tadic. Autogoli i Haller i bëri shifrat 1-1 në minutën e 26, por sulmuesi nga Bregu i Fildishtë pati nevojë vetëm për tre minuta për të shënuar golin e avantazhit të dytë në portën e duhur këtë herë. Golashënuesi më i mirë i këtij edicioni (11 gola) shpërdoroi rastin për tris, duke i dhënë mundësinë Yaremchuk të barazonte rezultatin në 2-2 në minutën e 72. Nuk ekziston një ndeshje e dorës së dytë në 1.8 e Champions e në Lisbonë, Benfica dhe Ajax prodhojnë një 2-2 të shkëlqyer, të përbërë nga nerva, kartonë të verdhë, driblime dhe një shije patriotizmi. Në gjysmën e parë të lojës ndodhi gjithçka, nga avantazhi i Tadic deri te autogoli i Haller, që më pas shënoi në portën e duhur. Në pjesën e dytë Yaremchuk barazoi me një goditje me kokë dhe shfaqi me krenari simbolin e vendit të tij, i shqetësuar për fatet e Ukrainës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *