• |
ide | kryesore

Video/ Vidal përfshihet nga polemikat për një rrëfim tronditës: “I shënova gol dhe Enke vrau veten”

-Instant, Sport, Video
Vidal



Çdo gjë ka një kufi, por shumë e tejkalojnë atë dhe as nuk e kuptojnë. Arturo Vidal, aktualisht në fuqi te Atletico Paranense, është përfshirë në një stuhi polemikash. Faji i një deklarate të fortë të lëshuar nga kiliani gjatë një transmetimi live në Twitch. Vidal kishte për qëllim vetëm të ripërshkonte karrierën e tij, por diçka shkoi keq.

Arturo Vidal luajti për një kohë të gjatë në Itali me Juventus dhe Inter përpara se të fluturonte për në Brazil. Mesfushori aktualisht luan për Atletico Paranense, ku vazhdon të marrë vëmendje. Kiliani, para se të zbarkonte në Serie A, hapat e parë në Evropë i hodhi në Gjermani me klubin e Bayer Leverkusen. Gjatë një Twich live, futbollisti ka rikthyer karrierën e tij përmes fotove që janë projektuar. Në një moment ka dalë edhe foto e golit të tij të parë “evropian”, shënuar përballë portierit gjerman Enke. Duke komentuar episodin, ai zbuloi një sfond shqetësues që i la të gjithë të tronditur.

Lexo më tej: Video/ Pas Libertadores do Botërorin e Klubeve, Vidal provokon Real Madrid: “Do t’ju shkepim by*hën”

GOLI TRAGJIK

“E mbaj mend mirë këtë gol, ishte i pari që shënova në Europë. Portier ishte Enke, i cili ra menjëherë në depresion dhe më pas e çoi në vetëvrasje disa vite më vonë”. Deklarata dhe zbulime jashtë kontekstit që e sollën mesfushorin në mes të polemikave për mungesën e taktit që kishte në këtë situatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *