• |
ide | kryesore

Rama-Kurti / Autopsia e marrëdhënies mes dy kryeministrave

Arkiva, Kryesore, Lajme
Kurti vucic rama asociacioni


Edi Rama dhe Albin Kurti e humbën edhe njëherë mundësinë për t’u bërë bashkë, qoftë edhe fizikisht, në festimet e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Kryeministri shqiptar e pati “të pamundur” të merrte pjesë në ceremoninë zyrtare ku ishte i ftuar dhe ai zgjodhi një konferencë të LDKsë në Prishtinë, me kundërshtarët e homologut të vet kosovar, për të celebruar këtë ngjarje, dy ditë para kohe.

Ky rast i munguar i shkëmbimit mes tyre shënon, ditë më ditë, vijimin një vjeçar të një lufte të ftohtë, që kur Edi Rama anulloi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, në 13 qershor 2023, me pretekstin se Kosova po ndërmerrte hapa katastrofalë, që po e ndanin atë nga aleatët e saj perendimorë.

Që nga ai çast, të dy kryeministrat nuk kanë lënë rast pa i shmangur takimet mes tyre, pa i shkëmbyer batutat e ndërsjellta dhe pa ndërmarrë veprime në dëm të tjetrit. 

Kjo histori e ka një bacground dhe Lapsi.al e ka bërë kronologjinë e saj, në një përpjekje për të ndriçuar më mirë, se kush e mban përgjegjësinë e kësaj marëdhënie absurde, si dhe për të kuptuar sfondin në të cilin ajo është zhvilluar.

Ajo është historia e dy liderëve, egoja e të cilëve e tejkalon peshën e funksionit që kanë marrë përsipër të mbajnë. Por ajo është determinuar gjithëashtu edhe nga obsesioni i Edi Ramës për ta shfrytëzuar Kosovën si një mjet për aureolën e vet ndërkombëtare. Duke e bërë këtë me çdo çmim, madje pa pyetur nëse mund ti prishë punë asaj.

Për për kupuar dyshen Rama-Kurti duhet ditur se shefi shqiptar i ekzekutivit ka pasur marëdhënie kontroverse me të gjithë liderët kosovarë që nuk i kanë shkuar pas avazit. Ai ka qenë në konfikt me Ramush Haradnajn për taksën 100% dhe përfundoi deri sa e hodhi atë në gjyq. Ai e injoroi vizitën e parë shtetërore të Vjosa Osmanitnë Tiranë. Ai nuk nguroi ta etiketojë si tinzar, Isa Mustafën. Madje edhe mikun e tij Hashim Thaçi, e fshikulloi në krah të Vuçiçit, kur ai si presidenti i Kosovës refuzoi të merrte pjesë në takimin e mini shengenit (ish Open Balkan) që zhvllohej në Shqipëri në dhjetor 2019

Pra, viktima të shfrimeve proverbiale të Ramës kanë rënë të gjithë udhëheqësit e Prishtinës, që nuk i janë bindur politikave të tij paternaliste me qëllime personale.

Kur në shkurt të 2020 mori mandatin për të qeverisur në koalicion me LDK-në, Albin Kurti ishte i ndërgjegjshëm për këtë. Ai e dinte se ishte votuar kundër Ballkanit të Hapur dhe shkëmbimit të territoreve, në një kohë që Vuçiç, Rama dhe Thaçi thurrnin projekte për të dominuar rajonin. Por, në takimin e tyre të parë si kryeministra, në zyrën me flutura, Rama vendosi ti tregojë atij karotën dhe jo shkopin. Me stilin e zakonshëm për ta joshur, ai e ndërpreu bisedën me një vizitë “surprizë” të aktorit francez Gerard Depardieu dhe nuk harroi ti kujtojë bashkëbiseduesit të tij se, nëse donte të kishte sukses në pushtet, duhet ta linte pas krahëve poezinë dhe idealizmin e kohëve të opozitës.

Edhe në daljet e para publike si kryeministra, të dy u munduan ti eleminonin e ti linin pas krahëve çështjet që i ndanin. Pas insistimit të gazetarëve në konferencën për shtyp të 11 shkurtit 2020, Albini u përgjigj se më i rëndësishëm është “makro Shengeni” shqiptar, sesa mini Shengeni Ballkanik, duke aluduar se parësor është bashkëpunimi mes Tiranës dhe Prishtinës dhe jo në të kundërt, ai i këtyre të dyjave me Serbinë. Me stil dhe pa nerv, Rama ia ktheu me batutë: “S’ka makro- Shengen shqiptar, pa mini Shengen ballkanik. Shengeni Ballkanik hap rrugen për tu afruar. Ne arrijmë të zhdukim kufirin dhe as Serbia nuk na thotë dot pse e bëtë këtë” .

Ende gjithçka dukej normale. E vetmja gjë anormale ishte se koalicioni i punëve të përbashkëta të Edi Ramës, i përbërë nga Thaçi, Vuçiç, Grenell, që donin të vijonin me planet e tyre, duke u mbështetur tek një pjesë e partnerëve qeverisës të LDK, e rrëzuan qeverinë Kurti 1, që ishte votuar për të bërë ndryshimin e madh.

Kur Albini u rikthye në pushtet përmes votës plebishitare të 14 shkurtit 2021, gjërat kishin avancuar. Edi Rama i kishte shumfishuar qëndrimet publike në dobi të Vuçiçit dhe deklaratat që fajësonin Kosovën për ngecjen e dialogut me Serbinë dhe lodhjen e partnerëve perendimorë me të. Ai iu kundërvu një nisme të Prishtinës për dënimin e genocidit serb në Kosovë. Ai ktheu në rrefren tezën se qeveria Kurti e përdor politikën e jashtme për efekte elektorale.

Në këtë kontekst shpërtheu një krizë e re, e njohur tashmë si konfikti i targave, në shtator të 2021. Ky ishte testi i parë që do vinte në provë mardhënien mes dy liderve shqiptarë. Qeveria e Prishtinës, besnike ndaj premtimeve të saj, vendosi të zbatonte masat e reciprocitetit me Serbinë. Nëse veturat me traga të Kosovës nuk lejoheshin në shtetin fqinjë, as ato serbe nuk mund të kalonin kufirin duke përdorur të tyret. Gjatë kësaj krize Vuçiç u soll si një nacionalist tipik serb. Ai mblodhi Këshillin e sigurisë kombëtare, urdhëroi dërgimin e trupave ushtarake në afërsi të kufirit dhe përdori një gjuhë të ashpër duke kërcënuar se do të pendohen ata që ndërmorën një veprim të tillë.

I ndodhur mes dy zjarresh, Edi Rama fillimisht hezitoi. Ai reagoi me shumë vonesë, më tepër se 24 orë pasi ngjarjet kishin filluar dhe vetëm pasi tek rivalët politikë në Shqipëri filloi të shtrohej pyetja se pse nuk po flet Tirana zyrtare. Por edhe kur guxoi të flasë përdori një stil që do shihej shpesh gjatë krizave të ardhshme, atë të një zyrtari burokrat të Brukselit, që qëndron i barazlarguar në mes palëve. “Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shkroi Rama në Twiter, pa mundur të dënojë as aktet, as gjuhën e Vuçiçit.

Fillimi i vitit 2022 e futi botën në ankthin e agresionit rus në Ukrainë. Ai vuri në dilemë edhe Serbinë si një aleat tradicional i Moskës. Vuçiç vendosi ta dënojë sulmin me anë të një votimi në OKB, por ai i rrezistoi të gjitha presioneve për ti vënë sanksione regjimit të Putinit. Kjo ngjarje me efekte globale do të shënonte një ndarje të thellë edhe mes Kurtit e Ramës. I pari e shfrytëzonte qëndrimin e Serbisë për të treguar se ajo nuk ishte një aleate e gjithmendtë e perëndimit. Ndërsa Edi Rama ekzaltohej me vendimin e partnerit të tij për të dënuar me votë agresionin dhe u lutjej liderve të SHBA e BE-së që të ishin tolerantë me faktin se Serbia nuk i vinte sanksione Rusisë.

Një temë që do të shndërrohej në refren konflikti të përhershëm, ishte ajo e Ballkanit të Hapur, që ndonëse promovohej nga të njëjtët liderë, tashmë e kishte lënë pas emërtimin e dikurshëm të mini Shengenit. Rama dhe Vuçiç bënë çështë e mundur për ta promovuar atë duke shkuar deri aty sa kërcënuan me bojkotimin e një mbledhjeje të BE-së, me vendet e rajonit. Qëllimi i tyre ishte të izolonin çdo lider që e kundërshtonte nismën. Në syrin e ciklonit u vendos Albini, madje edhe me ndimën e disa sqiptarëve që punonin për qeveritë e vendeve të tjera, si Ali Ahmeti dhe Dritan Abazoviçi. Ky i fundit arriti deri aty sa të akuzonte Kurtin se nuk i bashkëngjitet idesë vetëm nga xhelozia që ka për kryeministrin e Shqipërisë. “Nëse Albin Kurti nuk i kupton gjërat e mira që sjell nisma e bashkëpunimit rajonal dhe mesazhet e tij pushtojnë hapësirën, duke mbyllur dhe jo duke hapur Prishtinën, ai e ka shumë gabim”, u tha Vuçiç gazetarëve në Shkup, më 29 korrik 2021, në një takim të nismës “Ballkani i Hapur”. Rama ia mbante ison duke shigjetuar shefin e qeverisë kosovare: “Ballkani i Hapur as nuk ndalet, e as nuk mbyllet. Kush i kundërvihet është i destinuar të zhgënjehet. Kush heziton, është i destinuar të humbë kohë”.

E gjitha kjo vinte pasi Albin Kurti i kishte dërguar një letër kryeministrit maqedon, si mikpritës i takimit, në të cilën thuhej se qëllimet e rajonit arriheshin “më së miri në Tregun e Përbashkët Rajonal, ku operojmë me rregullat dhe vlerat e BE-së dhe ku punojmë për të siguruar mekanizma të trajtimit të drejtë nga të cilët përfitojnë të gjithë qytetarët tanë në mënyrë të barabartë”. Pasi nënvizonte këtë ide që qe më pranë qëndrimit të BE, Kurti vazhdonte: “është në interesin tonë që të punojmë së bashku në parandalimin e Serbisë që të promovojë interesin e saj rus dhe kinez në rajonin tonë”.

Por Edi Rama nuk donte ti’a dinte për këto. Prandaj ai mori dhe lavdëratat e presidentit serb: “pa vendosëmërinë dhe këmbënguljen e Ramës “Ballkani i Hapur” do të qe i pamundur”.

Ndërkohë që mosdakordësitë shtoheshin, si për luftën në Ukrainë po ashtu edhe për Ballkanin e nësërm, ngjarjtet në terren i vendosin liderët përballë konflikteve gjithnjë të pambyllura në Kosovë. Aplikimi i masave të reciporocitetit në korrik – gusht 2022 nxiti rebelimin e serbëve lokalë. Ata filluan kërcënimet, barrikadat dhe përdorimin e arrmëve. Menjëherë qeveria Kurti fajësoi Beogradin si nxitës të tyre. Eshtë interesantë të lexosh deklaratat e Ramës në atë kohë. Ai as guxon ta përmendë Vuçiçin të cilin vazhdon ta shohë si parter serioz për të dominuar rajonin.

Ndryshe nga sa thoshte në unison klasa politike në Kosovë, që e shihte regjimin e Beogradit si arkitektin dhe manipuluesin e serbëve lokalë, për të mbajtur të ndezura tensionet, kryeministri i Shqipërisë e vuri ato ditë peshën e fajit mbi ta dhe jo mbi Beogradin.

“Unë i bëj thirrje autoriteteve në Beograd, Presidentit të Serbisë që të mos ushqejnë me asnjë lloj justifikimi apo alibie për grupe të caktuara në Veriun e Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje që jo vetëm duhet zbatuar por është e vlefshme për t’u zbatuar për t’i dhënë më shumë besueshmëri dialogut”, tha Rama gjatë një konference së përbashkët me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez.

Pra, ai nuk shkonte dot më larg se parja e Vuçiçiçit si justifikues apo krijues alibish për krimet që serbët lokalë kanë vendosur të bëjnë “për arsyet e tyre” dhe jo si organizatorin dhe frymëzuesin e të gjitha trazirave.

Kryeministri shqiptar nuk guxoi të tregojë me gisht as refuzimin e presidentit serb për të nënshkruar marrëveshjen e normalizimit mes Prishtinës dhe Beogradit, të hartuar mbi bazën e planit Franko Gjerman dhe as deklaratën e Vuçiçit, se “i dhëmb dora” për ta firmosur atë. Ndërkohë që Kurti pohonte se qe i gatshëm të hidhte nënshkrimin e tij për 11 pikat e Brukselit dhe hartën e saj të rrugës të vendosur në Ohër, Rama preferonte të fliste si arbitër ndërkombëtar mbi palët.

Postimin e tij në Twitter, në 23 mars 2023 kryeministri e mbylli duke uruar “që së shpejti marrëveshja e panënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”. Këtij qëndrimi, as mish as peshk, që më tepër i shkonte pas fijes kancelarive perendimore, sesa të zbatimit të detyrimin kushtetues për të qenë në krah të Kosovës, i’u bashkuan edhe presidenti dhe kryetarja e parlamentit shqiptar.

Në atë koë Lapsi.al bëri një krahasim mes këtyre deklaratave të squllta dhe asaj të liderit të opozitës Berisha, që vinte gishtin mbi plagë: “Vuçiç dëshmon se ai sa të jetë në pushtet nuk do firmosë ndonjëherë marrëveshje me Kosovën”.

Pikërisht zbatimi i 11 pikave të marrëveshjes së Brukselit do të shndërrohej në mollën e sherrit finale mes Ramës dhe Kurtit. Kryeministri shqiptar u rendit në këtë çështje përkrah një pjese dërrmuese të komunitetit ndërkombëtar, që për të tërhequr Vuçiçin nga vetja në sfondin e konfiktit në Ukrahinë, donin ta shpërblenin atë me lëshime ndaj Kosovës. Ata veçuan si prioritet nga marrëveshja e marsit vetëm themlimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Albin Kurti këmbëngulte që themelimi i kësaj shoqate “sui generis”, kishte kuptim në kuadrin e gjithë paketës që mundësonte një njohje “de facto” të Kosovës. Rama e shpërfilli këtë qasje dhe u shndërrua në promovuesin par exellence të themelimit të asociacionit. Ai arriti deri aty sa këmbëngulejes së Vuçiçit ‘asociacion, asociacion, asociacion”, iu përgjigj në 8 qershor 2023 me një konferencë të jashtëzakonshme shtypi ku shpalli se ka hartuar një draft të vetin për këtë shoqatë të komunave serbe, i ndihmuar nga konstitucionalistët më të mirë perendimorë.

Ndonëse edhe sot një vit më pas nuk dihet as se kush i’a çoi Ramës atë draft as kush e hartoi, kryeministri njësoj si armiqtë më të mëdhej të Kurtit, e vuri asociacionin në qendër të vëmendjes. Madje ai shkoi deri aty sa të profetizonte gjëra që nuk i thoshte askush. ‘Krijimi i asocacionit është përfundimisht çelësi për të hapur derën e afirmimit ndërkombëtar të republikës së Kosovës, e njohjes së saj nga të gjithë, e uljes së saj në OKB dhe të gjitha forumet ndërkombëtare, dhe e njohjes së ndërsjelltë me Serbinë”, tha ai para gazetarëve.

Pse duhet ti shpikte kryeministri ynë këto profeci të guximshme edhe për fantazinë më të çartur? Ç’hall e drejtonte atë? Mundimi për ti bërë i vlefshëm për SHBA-në dhe BE-në kurriz të Kosovës? Prtotagonizmi i sëmurë për të pasur një rol? Vështirë të vësh bast. Ama një gjë është e sigurtë. Gjithkush që e njeh sadopak çështjen e Kosovës qesh me këto orvatje të Ramës. Edhe sikur qeveria Kurti të pranonte menjëherë dhe pa kushte themelimin e shoqatës së komunave me shumicë serbe, nuk do kishte asnjë garanci se kjo mund të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në pranimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Aty Kosova mbahet peng nga vetoja e dy shteteve armiqësore që se njohin pavarsinë e saj, si Rusia dhe Kina. Pra edhe sikur ajo të bëjë një sakrificë duke pranuar planin perendimor, kjo nuk do të thotë se të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit, me të drejtë vetoje, do të jenë dakort.

Sikur kjo të mos mjaftonte Rama shkoi edhe më tej. Ai tha se themelimi i asocacionit çonte drejt njohjes së dy vendeve. Pra, se po u tejkalua ky hap, Serbia do e njihte Kosovën. Këtu kemi të bëjmë me kalim rubikoni. Sepse presidenti serb Aleksandar Vuçiç e ka deklaruar me dhjetra herë se çfarëdo që të ndodhë ai nuk do ta njohë kurrë Kosovën, që e ka të shkruar në kushtetutë si pjesë integrale të vendit.

Aq absurd ishte propozimi i Ramës saqë Albin Kurtit nuk i mbetej tjetër armë në dorë përpos ironisë.  “Unë besoj se Rama beson që propozimi i tij është i mirë. Por nëse është kështu le t’ia propozojë atë presidentit serb Vuçiç në një nga mbledhjet e përbashkëta të Ballkanit të Hapur, që ta zbatojë për shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit edhe Medvegjës. Pikërisht për këtë kryeministrin e Shqipërisë e detyron edhe neni 8 pika 1 e kushtetutës së Shqipërisë” ironizoi Kurti në 13 qershor 2023.

Marëdhëniet u tendosën në ekstrem. Rama kërkoi dëshpërimisht rolin e mediatorit, dhe një takim urgjent me Albinin në Prishtinë, por ky refuzoi të bëhej pjesë e lojës së vënies së theksit tek asociacioni. Kryeministri shqiptar e rriti retorikën, foli për rrezikun e izolimit të Kosovës, për braktisjen e saj nga aleatët,  për një krizë të paprecedentë dhe për ngjarje të kobshme dhe i përdori të gjitha këto për të shpallur, po më 13 qershor, anullimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive. Njësoj si Vuçiçi që erdhi duke e rritur presionin ndaj Kurtit për të pranuar asociacionin, duke bojkotuar parlamentin, gjykatat, drejtimin e komunave dhe postat e policisë, që nuk mori pjesë në zgjedhje dhe nxori bandat e armatosura të godasin mbi forcat e rendit, po vepronte edhe kryeministri shqiptar. Duke anulluar një takim të parashikuar qeveria shqiptare donte të tregonte se distancohej nga qeveria e Kosovës dhe përforconte përshtypjen se kjo e fundit gjendet në krizë. 

Gjatë qershorit dhe korrikut 2023 tensionet arritën në apogjeun e tyre. Ditët dhe javët qenë të mbushura me ngjarje. Forcat serbe rrëmbyën brenda territorrit të Kosovës, në 14 qershor, tre policë kosovarë. I yshtur nga iluzioni se mund të bëhej negociatoiri për lirimin e tyre, Rama nuk e përkrahu kurrë versionin se kidnapuesit kishin shkelur kufirin. Ai donte të luante si i barazlarguar mes Kurtit dhe Vuçiçit me shpresën se ky i fundit do i dhuronte kurorën e kthyesit të atdhe të policëve. Për të arritur këtë bëri edhe një kërcënim: Deklaroi se deri në lirimin e tyre ngriheshin aktivitetet e Ballkanit të hapur. Por presidenti serb nuk e përfilli. Ai refuzoi ti’a japë këtë bonus Ramës dhe ia bëri qokën kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Ramës nuk i mbeti veçse ta mburrnin mediat e sponsorizuara prej tij, për rolin e spikatur të negociatorit. Ama thellë thellë ai nuk ia fali Vuçiçit heqjen e kësaj mundësie për protagonizëm. Kjo dyshohet të jetë edhe një nga pikat e thyerjes mes tyre. 

Pak ditë më pas, në 1 korrik 2023 Rama shpalli në një intervistë urgjente me Euronews nga Ulqini, fundin e Ballkanit të Hapur. Ai vazhdonte ta ruante armiqësinë me Kurtin edhe pse tani kishte marë borxh falorin e tij: “Procesi i Berlinit është aksi ynë kryesor. Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi, e kemi Procesin e Berlinit në Tiranë. Kemi mundësi ta zotërojmë si proces me mbështetjen e madhe që kemi nga Gjermani, nga kancelari Scholz dhe nga gjithë të tjerët” u shpreh ai nga bregdeti i malit të Zi.

Pas kësaj kthese të rëndësishme Rama shpalli një tur Ballkanik. Por Albin Kurti refuzoi ta presë në 5 korrik, në zyrën e tij në Prishtinë. “Ai do të rrijë 2 ditë dhe 1 natë në Prishtinë në kuadër të Procesit të Berlinit. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Nuk e takoj, nëse nuk do zhvillohet mbledhja e përbashkët e qeverive që u anulua”, deklaroi Kurti.

Kjo shmangie dhe evitim i njëri tjetrit ka ndodhur shpesh që prej kësaj kohe. Kryeministri kosovar mungoi në samitin e procesit të Berlinit në Tiranë, Rama e injoroi ftesën e fundit për festën e çlirimit në Prishtinë deri sa situata e pazakontë kulmoi me videon e bërë virale, kur në sy të shumëkujt Edi as nuk u çua nga vendi, kur ish miku i tij Albin i zgjati dorën gjatë një takimi ndërkombëtar.  

Por përtej simbolikës, qëndrimet e qeverive të dy pjesëve të ndara të kombit janë diametralisht të kundërta. Për sulmin terrorrist të 24 shtatorit 2023, në Banjskë, që u komentua si një përpjekje e dëshpëruar për të përsëritur modelin e Putinit në Krime edhe në Kosovë, Albin Kurti bërtet fort si për një vepër të organizuar nga Vuçiçi. Rama e akuzon Beogradin, jo si inspirues por vetëm se mbajti zi për terrorristët e vrarë serbë. Madje kryeministri ynë doli në dritë të keqe kur i duhej ta komentonte këtë ngjarje në 2 tetor , përkrah homologut të vet kroat i cili kishte një qasje shumë më denoncuese ndaj Serbisë sesa Rama. Ai shkoi edhe më larg kur kërkoi menjëherë pas Vuçiçit që pas këtij incidenti KFOR të merrtë në kontroll Veriun, atë veri që ai vetë e kishte etiketuar si “tokë të askujt”.   

Edhe për krizën e gjatë të mbajtjes në detyrë të katër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe, që zgjat që prej majit të vitit 2023, dallimet janë diametralisht të kundërta. Albin Kurti pohon se ata janë me legjitimitet të cunguar, por refuzon të shkaktojë krizë institucionale për sa kohë që partitë serbe s’pranojnë të marrin pjesë në zgjedhje. Rama e ironizon duke i thënë nxirri ata Oso Kukë nga zyrat. Si’a vlen për kaq të prishesh me ndërkombëtarët.

Mes kaq shumë kotradiktash, të dy liderët, duket se nuk e humbin rastin për ti ngullur thika pas shpinë njëri tjetrit. Edi Rama e bëri këtë gjatë vizitës me peshë të presidentit francez në Tiranë. Mjaftoi një lapsus i Makron, apo një gabim në përkthim i fjalëve të tij, që Rama ti binte kambanave të alarmit se, falë politikave që po ndiqen, Kosova rrezikon pezullimin e liberalizimi të vizave. “Mua më rrënqethet mishi kur mendoj që mund të ketë rindalesë në procesin e liberalizimit të vizave”, tha ai gjatë konferencës së shtypit me shefin e shtetit francez, në 17 tetor. Çdo njohës i çështjeve të BE-së, ashtu sikurse u vërtetua dy muaj më pas, e dinte se një gjë e tillë qe e pamundur. Por Rama e përdori edhe këtë kërcënim ndaj Kurtit dhe mediat pranë tij vazhduant ti binin borive, për kërcënimin që i kanosej Kosovës.

Pas këtij episodi dhe kësaj kronologjie të gjatë, mund të ngrihen disa pyetje. Sikur të kishim mundësinë që ngjarjet të ktheheshin pas, çdo të ndodhte nëse Albin Kurti e hante shantazhin se Kosovës do ti pezullohej liberalizimi i vizave? Po nëse e dëgjonte Ramën për të nxjerrë Oso Kukat nga komunat dhe serbët e zgjasinin krizën duke e vazhduar bojkotimin e zgjedhjeve siç e treguan? Po nëse vinte në qendër asociacionin, a do të kujtohej më dikush për pikat e tjera të marrëveshjes që pranojnë njohjen “de facto” të Kosovës dhe të cilat Vuçiç rrefuzon ti nënshkruajë? Po nëse pranonte propozimin e sivallaut të tij shqiptar për ti zbatuar unilateralisht të gjitha pikat e marëveshjes të Brukselit edhe nëse Serbia bënte në vend numëro, a do të kishte më Kurti fuqi negociuese? Po nëse sillej si lake i bindur i ndërkombëtarëve, ashtu siç e yshtnin, a do të të ishte e mundur shtrirja e sovranitetit në Veri që e ka konstatuar tashmë Grupi Ndërkombëtar i Krizave edhe gazeta Le Monde?

Të gjitha këto pandehma të shpien drejt një konkluzioni. Se vertet konflikti Rama-Kurti mund të ketë një dimension personal, të egove të shproporcionuara të dy liderëve. Por mbi të gjitha ai është pjellë e refuzimit për të dëgjuar këshillat e gabuara të një vëllai më të madh, që mund ta merrte Kosovën që qafë, vetëm për maninë e vet të protagonizmit.

©Lapsi.al


27 Comments

  1. Me pakë fjalë kjo motra e madhe e gregut eshtë armiku më e egër e Shqiptarëve të Kosovës…
    Njësoje si vulinka vuçiçja dodiçja niçja dhe ymer lala + ymer kadri bazo këllira me frrokçupër dhe pjesen tjeter te LISTËS së ekskrementëve toksiko-diabolikë të Zoterise me emrin “na mbyti kristaq llumi”
    Albinit dhe atije gazetarit italian nuk mundeni t’i korruptoni me asnjë baulo me narkoeuro….

    1. SHBA ,aleati gjigand I kombit shqiptar e shkerdhen ariun rus dhe gjithe kelyshet e rusit ne ballkan.Edhe mbeturinat e UDB jugoserbe do shkerdhen nga aleanca Shqiptaro ShBA .

    2. Krahason Ramën me Kurtin ti.
      Kurti si shkurti .
      Rama do të ik nga pushteti kur ti dojë bytha.
      Ndërsa Kurti largohet me turp zgjedhjet e ardhëshme.
      Në sondazhin e para dy ditëve Kurti ka rënë 15 %.
      Këtë ta thotë një patronazhist i ndershëm që i di si janë gjërat në terren .
      Do të thuash ti, ha sufllaqe.
      Po do ha, sa të dua, jo si kujdestarët e PD që shpresuan për një byrek me gjizë të prishur dhe i thanë , s’ka!

      1. O Patonzhmut i ores 16,00. Kjo eshte i dhimshme kur njerz te thjesht rrejn,trilloj dhe shpifin per hater te hajni ikonash ,isha shum i quditur kur edi ramoviq erdhi ne kry te vendit,por tesh e kuptoj se u socialistet jeni hajdut te lindur dhe su len pershtypje pse ky i gjati vjedh ,rren shpif .

      2. O ti Partizan

        Kurti si 4 Shkurti 1944 , do ua beje edhe mazi se Xhafer Deva , juve Socialisticke bande Albanije i Srbije.

        Te pershendes nga Dardania Prishtine.

  2. Albini votohet nga njerëzit pa asnjë interes apo presion prej askujt….
    Kurse lideri global i narkoshtetit nga vemje të sëmurë pa shtyllë korrizore që shiten sa një pulë.
    Kjo eshtë diferencë dhe largësi kozmike vitesh dritë e të mirës së albinit me popullin e tij….Dhe djallëzive të çingies zhgarravitëse me harem dhe patronazhistë eunukë të përdhunuar që në djep.

    1. Jone te ndryshem Kurti me ramen…i pari ka ni karakter te forte i lexushem e don popllin e vete ,nuk eshte i koruptuar ,nuk ka lidhje me oligark ,dhe kriminel te ndrushem,eshte i pa shantazhushem .I dyti ky rama qe erdhi ne nen urat e parisit si hajdut ikonash,ka 100 skandale te ndyshme,hajdut me vule,lidhje me mafin dhe kriminel te ndryshem ,nuk e don popllin e vete ne veqanti shqiptaret nga kosova i urren njejt si vuqiqi,ka domtu Kosoven ne disa raste ,se fundmi me melonin ,qe nuk votuan pro Kosove parlametaret italian …ketu direk rama ka intervenu.dhe shum e shum te tjera qe bushati forte mire e pershkrun me argumente.!

  3. Kurti provon mendësinë skllavërore të Ramës, e të gjithë atyreve që i shkojnë nga pas.
    Interesante ajo puna e aktorit ish-francez e sot rus, Xherard Depardjë, i cili me qorresinë e vet zhvlerësoi atë qe Franca ka me shumë se Rusia, dhe nuk është vetem niveli i taksave.
    Makro-Shengen i refererohet Proçesit te Berlinit, i cili nenkupton standarte te BEse dhe jo te Serbomadhisë. Ndaj Rama këtu, ndoshta pa nerv, por nuk mund t’i përvishet asnjë grimcë stil ne kundërpërgjigjen e vet.
    Së fundmi, edhe pse shtet tjetër, statura e Kurtit si burrështetas dhe qeverisës, një model përkudo, por edhe si shqiptarë, shërben për optimizëm se mund të gjejmë diku edhe këtu në Shqiperi një grup vlerash të përbashketa dhe përbashkuese.

  4. EDVIN DROGA E URDHËRON KADRI YMER KËLLIRËN TE JA FUT KARIN NE BYTH ALEXANDER VUÇIÇIT DHE VLADIMIR PUTINIT thotë:

    EDVIN KRISTAQ RAMA E URREN AQ SHUME ALBIN KURTIN SA EDVIN DROGA E KA DETYRUAR KADRI YMER KELLIREN PER TE JUA FUTUR KARIN NE BYTH TE GJITHE KETYRE TE CILET E SULMOJNE ALBIN KURTIN

    -FRRYK ÇYPIN
    BERAT BUZHALEN
    MUT VELIUN
    KRESHNIL SPAHIUN
    BATON HAXHIUN
    MILO ZEKEN
    DRITAN HALE-n
    KOL KYÇIN SALLAKS
    SKENDËR GERON MINXHOZIN
    LENC VANGJELIN
    KAR BOLËN BOLINO
    ARBËR HITAJN
    YLLI PATËN
    DENIS MINGEN
    EDISON YPIN

  5. PRESIDENTI BAROM BEGAJ E KA PADITUR KADRI YMER KELLIRËN PER PËRDHUNIM FRRYK ÇYPIN thotë:

    BAROM BEGAJ PAS NJE EKZAMINI NE BYTH FRRYK ÇYPIT KA BËRE NJE PADI NË GJYKATË PER KADRI YMËR KELLIRËN SE PO JA FUT KARIN NE BYTH FRRYKUT SHUMË SHPESH DHE NË MENYRË SHUMË AGRESIVE

    1. Hahahaha ashtu e duan këto bushtrrat e listës serbo-sllavo-bolshevikofile…
      Në bithë
      Në të thatë…
      Dhe në mënyrë agresive…
      U dhëmb…
      Por u pelqen ashtu në të thatë…
      Ndryshe nuk do mbështesnin edvin drogën dhe shpurën e kopilëve mavi që po i poshtërojnë delet e tyre votëshitse gjithë këto vite….
      Skeni parë gjë akoma…

  6. Komentues i ores 13.29. kam nje verejtje te rende per ty, kur thua se Ymerit i vjen era e gojes mut.

    te lutem mos e ofendo mutin kaq shume, ose jmund te thuash se mutit i vjen era Ymer Gelbaza, kurse

    per listat te pergezoj, i ke bere shume gjithe[perfshirese. Por merite kam edhe une qe kam insistuar here

    pashere per perfshirjen e disa “shokeve”

  7. KADRI YMËR KELLIRA KUR NXJERRE FRYMË NGA GOJA KUSH ËSHTE AFER E TALLIN SE PO NXJERR DIARRHEA NGA GOJA thotë:

    E IMAGINONI DOT KUSH KUR SHKOJNË MË. I MARË LEKËT E VJEDHURA NGA EDI RAMA PER ZE JUA DHURUARË FRRYK ÇYPIT
    YMER KËLLIRES
    KOL KYÇIT SALLAKS
    KRESHNIK SPAHIUT
    DRITAN HALES
    SKENDER GERON MINXHOZIT
    KAR BOLËS BOLINOS
    SE SI MBANË ËRE AJO ZYRË KUR TE PJERDHIN KETE ZAGRËT OSE SI JU THOTË ANDI BUSHATI KADRINJËT E EDI RAMËS

  8. EDI RAMA SHKOJE NË KOSOVË SI NJË ZAGAR ME NJE BOLE DHE U KTHYE SI NJE ZAGARË ME BISHTË NDER SHALË thotë:

    ALBIN KURTI DO TE JUA NDALOJ HYRHEN NË KOSOVE VËLLAIT TE GREG DHE OLSI KRITAQ RAMËS EDVIN KRISTAQ RAMËS

  9. Te qash me lot dhe te qeshesh me renkime!

    Dhe pasi u rrahen me njeri tjetrin me shkopa bejsbolli, raketa pingpongu, gure tavlle, tym lotesjelles, tani kerkojne kthimin e te gjitheve te shtepia e non’dajes!

    A thua bashkimi i opozites eshte ritufezimi i deputeteve ekzistues! Cfare mjerimi!

    1. Hahaha….
      Or TAJ i ores 16:18 hahaha….
      Shko rruajua BITHEN+EDVININ atyre te
      MJERIMIT,hahaha…..BOLE 16:18 koment!

  10. Si u kthye Gjiri i Lalzit në vendin ku kanë vila luksoze Sali Berisha, Ilir Meta, por edhe politikanë të tjerë të rëndësishëm në vend. Pak muaj më parë, Gaz Bardhi akuzoi Flamur Nokën, kolegun e tij në parti se po shet një vilë që kalon shumën e 1 milion eurove.

    Po çfarë është Gjiri i Lalzit si histori politike? Që qarkullon edhe në dokumente ndërkombëtar siç është rasti i dosjes britanike të shpalljes Non Grata të Sali Berishës?Shpellarios shqip shpellkar cecen ju ne qytet kombi ne rrezik,shko lepijani bythen salihut qe ju zbriti nga kalaja dodes

  11. ANDI BUSHATI E TALL KEQ YMERIN ,DHE KA NJË PYETJE PËR KADRO YMER KËLLIREN, YMER I KUJT ËSHTE GREG KRISTAQ RAMA? thotë:

    HHAHA YMËR IL FUTJA KARIN NË BYTH YLLI PATËS E MOS SHKRUANI KËTU TE LAPSI OK

  12. Është si fitorja e Pirros kjo e vulës së Partisë Demokratike. Ose si e Lleshit nga Shebe e Mirditës në vitet 1900.

    Vula dhe logo janë thjeshtë simbole. Kanë rëndësi padyshim, por zgjedhjet i fitojnë njerëzit. As vula, as logo nuk votojnë.

    1. Armiku i Popullit
      Ballkanin e beri lemsh Evrops dhe Vatikani
      Ballkani sot ska asnje mundesi te zgjidhe problemin Ballkanik
      Jane di rruge
      O e zgjidh Evropa
      O e zgjidh Rrusia ki esht rrealiteti

  13. PISANJOSET, HALABAKET, SERBO E GREKOFILET, HAJDUTET E TE KORRUPTUARIT, BYTHPERJASHTET , SEKSIKURVAT E DROGMENET KUPTOHET SE CILIN ADMIROJNE KETA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *